Mund të jetë e rrezikshme

Intervista - - SHENDET -

Janë të shumtë njerëzit që kanë filluar apo duan të fillojnë një dietë ushqimore pa gluten, duke menduar se ajo është e mirë për shëndetin, megjithatë, një studim i fundit amerikan, na tregon të kundërtën. Kjo lloj diete dobësimi, e provuar edhe nga yjet e Hollivudit, si Gineth Paltrou dhe Kim Kardashian, po josh gjithnjë e më shumë njerëz. Reklamohet se me anë të saj, bie shpejt në peshë, përmirësohet tretja, si edhe imuniteti e gjallëria e trupit. Me një fjalë, thuhet se dieta pa gluten na mëson të hamë ashtu si duhet e të kemi një ushqim të shumëllojshëm, me produkte të shëndetshme. Problemi është se kjo lloj diete e pazakontë mund të ketë pasoja të dëmshme në organizmin tonë, pasi ende nuk njihen pasojat e mungesës së glutenit në trup. Pikërisht këtë është përpjekur të provojë doktoresha amerikane, Karla Shelnat, në një studim të publikuar kohët e fundit në Gazetën e Edukimit dhe Sjelljes ndaj Ushqimit.

Së pari, përhapja e kësaj diete në internet, keqinformon vajzat e reja që duan të bien në peshë. Studentet, për shembull, mund të vënë jetën e tyre në rrezik, pa e ditur. «Nëse jam studente dhe dua të bie në peshë, mund të lexoj në internet se dieta pa gluten është ideale për t’ia arritur kësaj » , shpjegon profesoresha Shelnat. Një dietë për të sëmurët Një ushqim pa gluten u këshillohet vetëm njerëzve që vuajnë nga sëmundja celiake (që nuk e tresin dot glutenin që gjendet t e drithërat) dhe atyre, jo sepse duan t ë bien në peshë, por sepse nuk kanë rrugëzgjidhje tjetër. Nëse ata do të konsumonin glu- ten, do të rrezikoheshin nga anemia, bile mund të pësonin edhe ndonjë hemorragji. Për të mos vuajtur nga kequshqyerja, ata ndjekin një program të përshtatur dhe të këshilluar nga mjeku që i ndjek. Sigurisht, yjet e Hollivudit mund ta përdorin këtë dietë të famshme për të rënë në peshë, por mos harroni se kur nuk ndiqet si duhet, ajo mund të rezultojë e rrezikshme. Sot, disa gra, ndjekin me mendjen e tyre një dietë pa gluten, pa i njohur realisht pasojat e saj.

Pikërisht këtë kërkon të provojë doktoresha Shelnat. “Problemi është se shumë gra të shëndetshme sot zgjedhin dietën pa gluten, sepse mendojnë se është më e shëndetshme për to dhe mund t’i ndihmojë të dobësohen, duke u dhënë edhe një lëkurë më të bukur”, shkruan ajo në gazetë. Për të provuar fjalët e saj, shkencëtarja ka realizuar një studim në Universitetin e Luizianës. Afro 97 studentë kanë pranuar t’i nënshtrohen këtij studimi dhe janë ftuar të provojnë biskota dhe patatina, disa prej tyre me etiketën “pa gluten” dhe të tjera, pa të. Të gjitha ushqimet, në fakt, ishin pa gluten, gjë që pjesëmarrësit nuk e dinin. Ata duhet t’u vinin një notë ushqimeve që konsumonin nga 1 deri në 9. Për çudi, 33% e tyre i konsideruan ushqimet pa gluten si më të mira për shëndetin. Falë këtyre shifrave, doktoresha ka provuar se efekti i modës luan një rol të qartë në këtë dietë. Si përfundim, nuk është mirë të ndjekësh çdo lloj diete të re që del në modë, sepse nuk dihen mirë efektet e saj në organizëm dhe mund ta dëmtosh trupin, duke e privuar nga ushqime që janë të nevojshme për të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.