Për çfarë na ndihmon vëzhgimi i zogjve?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Njerëzit gjithmonë janë interesuar për gjithkënd që j etonte rreth t yre, për shpendët dhe qeniet e tjera të gjalla, për drurët edhe bimët, sidomos për ato qenie të gjalla që mund t’i përdornin si ushqim të përditshëm. Me kalimin e kohës, edhe natyra e këtij interesimi ka ndryshuar dhe erdhi një kohë që ata të interesohen për kafshët dhe zogjtë, duke i parë ata edhe si objekt admirimi. Kështu, për shembull, andej nga fillimi i shekullit XIX, në Angli filloi një hobi: I merrnin shpendët në banesat e tyre dhe u admironin bukurinë, shkathtësinë e sidomos këngën dhe cicërimat e tyre. Në shekullin XX, në Evropën Perëndimore, në SHBA dhe në Rusi, ky interes për shpendët u shtua edhe më shumë, madje veprimtaritë e tyre ishin edhe më të organizuara. Atëhere lindi termi “ornitologë amatorë”... U përhap kjo lëvizje, sidomos në radhët e nxënësve të shkollave. Kjo lloj veprimtarie, “birdwatching” ( shikimi i zogjve), sikurse u quajt nga anglishtja, u përhap pothuajse në të gjithë botën. Dhe sa më shumë i njohin njerëzi t shpendët, aq më të kujdesshëm tregohen ndaj

Erithacus rubecula

tyre. Veç kësaj, “birdvvatching” zhvillon tek ata, në moshat e reja, sidomos, aftësinë vrojtuese, forcon kujtesën, vullnetin për të kapërcyer vështirësitë, etj., cilësi të domosdoshme në jetë. Për të vrojtuar jetën e shpendëve nuk duhet ndonjë përgatitje e posaçme, madje as që duhet larguar shumë nga vendbanimet sepse ata i ndesh kudo, në oborr, në dritare, gjithandej. Mbas disa muajsh, do të fitosh aq përvojë e dijeni, saqë me kohë pastaj të përcaktosh llojet e ndryshme të shpendëve që në fluturim. Rëndësi ka në këtë mes vullneti, një bllok shënimesh dhe, mbase një palë dylbi.

Shënimet do të shtohen dhe njohuritë t uaja për shpendët do të thellohen. Një mjet efektiv studimi dhe njëkohësisht, dëfrimi, është bërë tanimë edhe aparati fotografik, sidomos aparatet moderne dixhitale. Koha më e mirë për t’u marrë me zogjtë është stina e pranverës dhe fillimi i verës, kur ata këndojnë dhe fillojnë stinën e “dasmave”, por nuk është më pak interesante edhe stina e vjeshtës, kur shumë prej tyre shtegtojnë në vendet më të ngrohta.

Për ornitologët amatorë, po japim sot disa kuriozitete nga jeta e shpendëve. Së pari, duam t’ju themi se zogjtë janë shumë aktivë dhe mund të thuash se e fillojnë veprimtarinë e tyre ditore që në mëngjes heret, gjithmonë përpara orës 8-9, kur nisin me këngë dhe cicërima. Shumë syresh këndojnë edhe në fragmente të tjera të ditës, në kohë dreke, apo

Motacila

alba

edhe në muzgun e mbrëmjes. Përsa i përket ngrënies, ata s’kanë vakte; hanë ushqim, kur gjejnë. Për t ë vrojtuar zogjtë duhet kujdes i madh sepse janë shumë frikacakë dhe përpiqen të fshihen sapo ndjejnë hapat e njerëzve nga larg. Përpiquni, sidomos, që të mos u afroheni shumë foleve të tyre. Mos harroni se disa shpendë, si bie fjala, mjelmat apo bufi, mund t’ju sulmojnë dhe t’ju shkaktojnë plagë në fytyrë…

Thamë se zogjtë janë frikacakë, por nuk ka rregull pa përjashtim; shumë syresh janë mësuar të qëndrojnë pranë njerëzve dhe shpesh banojnë në kopshtet pranë banesave të njerëzve. I tillë është, për shembull, zogu me emrin shkencor Erithacus rubecula, ose gushëkuqi. Ai mund të arrijë deri atje sa t’i ulet njeriut që e vrojton mbi supe si një pëllumb shtëpiak i vërtetë. Po kështu, nuk shqetësohet nga njerëzit edhe zogu Motacilla alba, i cili në praninë e njerëzve mund të ushqejë edhe të vegjlit e vet. E pëlqejnë shoqërinë e njeriut edhe zogjtë ujorë, si patat dhe rosat e egra, apo simotra e tyre. Zogjtë u afrohen shtëpive të banimit sidomos në stinën e dimrit, duke shpresuar se do të gjejnë atje ndonjë gjë për të ngrënë. Mysafirët më të shpeshtë në këto raste janë zogjtë e pyllit Carduelis spinus. Këta lloj zogjsh presin me ëndje çdo farë apo mbeturinë gjelle me patate që mund t’i hedhin njerëzit pasi janë ngopur për vete. Ata hanë me kënaqësi kokrrat e orizit nga pilafi i mbetur… Më në fund, duam të vëmë në dukje se me studimin e jetës së shpendëve janë marrë shumë njerëz të shquar, si fjala vjen, biologu amerikan Xhejms Uotson, i cili në vitin 1953 të shekullit të kaluar, zbuloi strukturën spirale të molekulës DNK dhe mori për këtë çmimin Nobel… qumeshtin, duke e gatuar në formë beshamele.

E heqim nga zjarri dhe i shtojmë kakaon, sheqerin dhe biskotat e thërrmuara. E përziejmë duke i shtuar edhe vezët dhe e ndajmë nëpër forma.

E fusim në furrë për 30 minuta, në 180 gradë. Pasi ftohet, bëjmë pak salcë me portokalle dhe shegë të shtrydhura. I sht ojmë pak sheqer dhe mund ta trashim sipas dëshirës, me niseshte. E vendosim në pjatë, duke e dekoruar sipas fantazisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.