Pse zhgualli i breshkës përbëhet nga gjashtëkëndësha?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Përfytyroni një breshkë të vogël, e cila rritet vazhdimisht së bashku me pancirin (zhguallin) e vet. Ligjet biologjike kërkojnë që trupi dhe zhgualli të rriten proporcionalisht, në përputhje me dimensionet e njëra-tjetrës. Pra, edhe zhgualli duhet të rritet mbi të gjithë sipërfaqen e trupit, puthitur mirë me të... Pikërisht për këtë arsye, zhgualli i breshkës është i përbërë nga pjesë të veçanta, të puthitura mirë me njëra-tjetrën, si dërrasat e një parketi, duke ruajtur aftësinë që të rritet secila në mënyrë të pavarur vetëm anash dhe në përputhje me dimensionet e përgjithshme. Në rast se “pllakat” do të rriteshin në mënyrë të barabartë në të gjitha anët dhe në të gjithë sipërfaqen e tyre, atëhere ato do të merrnin formë të rrumbullakët, gjë që nuk do t’i lejonte të përputheshin me njëra-tjetrën dhe nëpërmjet të tyre do të mbeteshin hapësira. Ekzistojnë pak figura për t’u puthitur pjesët me njëra-tjetrën pa lënë hapësira midis tyre: Më të thjeshtat janë tri: Trekëndëshi, katërkëndëshi dhe gjashtëkëndëshi. Natyra ka zgjedhur për pancirin e breshkës, si më të përshtatshmin gjashtëkëndëshin. Pjesëza që rritet, nuk e ruan dot formën e kuadratit ose trekëndëshit kënddrejtë. Formatimi arrihet me anën e ndarjes së qelizave dhe ato nuk “dinë” të matin këndet dhe të llogarisin distancat mes tyre. Në këtë drejtim, gjashtëkëndëshi është figura më e përshtatshme, e aftë për krijimin e zhguallit, ajo është shumë e përafërt me formën e rrumbullakët dhe në të njëjtën kohë, pjesët mund të puthiten mirë me njëra-tjetrën, duke dhënë mundësi që edhe anët të jenë të prera dhe në formën e “çatisë”...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.