Një vajzë, më shtyu drejt drogës

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

tënde, se unë nuk mund të merrem me një bakshishmen”. Asnjëherë në jetën time nuk isha ndjerë aq i fyer dhe i turpëruar, mbaj mend që nuk e hapa gojën fare, por e di që në atë çast i bëra një premtim vetes time: “Ti nuk do të jesh më ky që je”...

Para se të vazhdoj historinë time, dua t’u kërkoj ndjesë të gjithë atyre që sot punojnë kamerierë, asnjë lloj pune nuk është e turpshme nëse ajo është punë e ndershme, por një përgjigje e tillë e thënë nga vajza që unë dashuroja, ishte vërtet shumë e dhimbshme. Që nga ai moment, unë fillova të mendoja seriozisht për jetën time. Nga ajo ditë që bëra debatin me vajzën e zemrës time, e lashë punën e kamerierit. Kisha një shok, i cili kishte njerëz në Zvicër dhe ai më kishte thënë se nëse unë do të dëshiroja, vetëm në atë shtet mund t ë bëhesha shumë i pasur në pak kohë. Ai kishte kohë që më lutej të largoheshim nga vendi, po unë nuk kisha dashur, pasi edhe prindërit e mi nuk dëshironin që unë të emigroja. Gjatë gjithë kohës më vinin në mendje fjalët e vajzës dhe ashtu si padashur, rashë në grackën e saj, duke e çuar dëm jetën time. Mendoja me vete se që të kisha një vajzë të mirë, duhet ta kisha xhepin plot dhe ja që unë nuk e kisha një luks të tillë. Duke menduar këto gjëra, mora rrugën e vështirë të emigrimit. Shoku me të cilin do të merrja rrugët e kurbetit ishte 10 vjet më i madh se unë dhe kishte shkuar disa herë në Zvicër. Nga mënyra se si ai më fliste, më joshte me punën dhe fitimin e majmë që do të kisha në atë vend. Ai më thoshte se kur të kthehesha në Shqipëri, do të kisha një makinë super dhe do të më kishin zili të gjitha femrat e qytetit, kurse vajza që njoha në lokal, do pendohej për fjalët që më tha. Isha fare i ri dhe nuk e mendova më gjatë, por pranova të shkoja me të. Si fillim, atje fjetëm te disa shokët e Malit (shokut tim që më shoqëroi për në Zvicër). Mbas dy ditësh qëndrimi aty, në shtëpinë ku ne jetonim erdhi një burrë rreth të pesëdhjetave. Ai na solli edhe mallin që duhet t ë shpërndanim. Kur t hem “mallin”, ju besoj se të gjithë e kuptoni se për çfarë malli bëhet fjalë. Në atë shtëpi ne jetonim pesë djem dhe secili nga ne kishte pjesën e tij për të shpërndarë; mënyrën dhe vendin se ku do shpërndanim mallin do ta gjenim vetë.

Përgjegjësi, i cili na orientoi në punën tonë, përveç pjesës që duhet të shpërndaja, më drejtoi edhe një pistoletë. Unë, i habitur, pyeta shokun tim: “Po këtë, pse duhet ta marr?”. Ai më tundi kokën që unë ta merrja dhe të mos bëja zhurmë. Kur iku ai, shoku më shpjegoi se ajo do të më duhej në rast rreziku, se në këtë lloj pune jo gjithmonë shkojnë gjërat vaj.

“Nëse do të jesh i papërgatitur, unë nuk mund të mbaj përgjegjësi për jetën tënde”, më tha. Më tej, ai vazhdoi duke thënë se “nëse të ndodh gjë për fajin tim, nuk dua që unë të jem përgjegjës për këtë”.

Në ato momente, më zuri me të vërtetë frika dhe për herë të parë, u pendova që i isha futur asaj pune, më dukej sikur nuk do të dilja më nga ajo situatë dhe kjo ishte e vërtetë. Në fakt, unë jo vetëm që nuk dola nga ajo situatë, por edhe rashë akoma më keq brenda. Ditët e para më ndihmoi Mali, që unë të punoja në disa vende të sigurta ku nuk do të kisha probleme. Dhe kështu ndodhi, kishte kaluar gati një javë dhe ia kisha marrë dorën mirë asaj pune. Me thënë të drejtën, edhe kisha fituar goxha mirë, por kur futesh në lojë pastaj, është shumë e vështirë për të dalë. Kështu ndodhi edhe me mua. I joshur nga shuma që po fitoja, kërkoja të punoja akoma më shumë duke gjetur vende të cilat nuk i kisha frekuentuar më parë. Ai që nuk e kuptoja, ishte fakti se ajo lojë ku unë kisha hyrë ashtu si padashur, kishte disa rregulla që duhet t’i zbatoje që të kishe sukses. Vendi ku duhet të tregtoja mall, ishin vetëm dy lokale nate; aty duhet të krijoja klientelën time, por dëshira e madhe për të fituar akoma më shumë në një kohë akoma më të shkurtër, bëri që t’i kaloja kufijtë e punës për të cilën isha caktuar. Përveç dy lokaleve ku tregtoja mall çdo natë, shkova edhe në disa lokale të tjera, mirëpo kjo gjë u ra në sy atyre që bënin të njëjtën punë, ashtu si unë, në ato ambiente dhe më dhanë një mësim të mirë... Rrugës për t’u kthyer në shtëpi, tre djem më ndalën në rrugë dhe fill uan t ë më qëllonin me grushta. Mbaj mend që rashë në tokë, por ata nuk kishin mëshirë për mua. Ata vazhdonin të më gjuanin, dëgjova një krismë arme dhe më pas, nuk mbaj mend asnjë gjë. Kur hapa sytë, e gjeta veten në spital. Ata më kishin plagosur në këmbë dhe unë i isha nënshtruar një operacioni të menjëhershëm. Kur erdha në vete, i telefonova shokut dhe i tregova. Ai erdhi në spitalin ku unë isha shtruar dhe me vete mori paratë që kisha fituar gjatë asaj kohe. Me ato para shleva spitalin ku isha kuruar dhe pasi mora veten, u detyrova ta lija Zvicrën që aq shumë e kisha ëndërruar.

Tani mendoj se ndoshta kjo ishte një shenjë nga Zoti që unë t’i jepja fund asaj pune të pistë që nuk i dihej se si do ta kishte fundin. Me këtë ngjarje që më ndodhi, m’u bë një mësim i mirë që do ta kem për të gjithë jetën. Njeriu duhet t’i ngjisë shkallët një e nga një, ky duhet të jetë një sukses, se përndryshe, njeriu rrëzohet dhe nuk i dihet a ngrihet dot më. Gjithashtu, nga kjo ngjarje mësova se, nëse një femër lidhet me ty për pasuri, ajo nuk do të jetë asnjëherë shoqja e jetës, pasi në momentin kur ti do të kesh një rënie në jetë, ajo me siguri do të të braktisë. Megjithatë, ky është realiteti në ditët e sotme të pakta janë ato çifte që lidhen nga një dashuri e vërtetë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.