M’u neverit keq im shoq...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

po e shikoja dhe në ato momente filloi të bëhej shumë i dashur me mua, filloi të më përkëdhelte si më parë, duke më treguar se unë isha gjithçka për të. Megjithatë, unë prapë nuk e jepja veten, sikur kisha kuptuar ndonjë gjë, por vazhdoja lojën që e kishin ndërtuar ata të dy. Gjithë ajo që po më ndodhte në plazh, bëri që unë të reflektoja për martesën time. Ajo që po ndodhte, po më hante përbrenda dhe doja të gjeja një mënyrë që t’i jepja fund martesës time, duke menduar që isha ende në kohë, për të qenë përsëri e lirë si më parë dhe të mos rrija me një njeri që sytë i kishte te femra e parë që do të shikonte.

Por, për t’u ndarë prej tij, më duheshin prova sepse të gjitha këto që unë kisha parë, ai do të m’i quante llafe të kota, ndaj vendosa t’i ngrija një kurth. I thashë: “Sot nuk do të vij në plazh se më kanë ardhur menstruacionet dhe kam shumë dhimbje”. M’u duk sikur ai fluturoi nga gëzimi. Më tha: “Mirë, kujdesu për veten dhe nëse ke ndonjë problem, më merr në telefon”. Më puthi dhe u largua. Ju nuk e keni idenë se si u ndjeva në ato momente. Fillova të qaja me të madhe derisa u ngopa. E dija se ky ishte fundi i martesës time dhe për mua nuk do kishte një martesë të dytë. I shikoja meshkujt me shumë përçmim. Kur ma punoi edhe A., që linte kokën për mua, imagjino të tjerët. E mblodha veten, vesha një fustan të bardhë lino deri në fund të këmbëve, bleva një kapele të madhe prej kashte, bleva edhe një palë syze të zeza të mëdha, të cilat më mbulonin gati të gjithë fytyrën dhe iu drejtova plazhit, e maskuar shumë mirë. U ula në lokalin që kishte edhe shezlongjet ku ne rrinim. Që aty mund të vëzhgoja të gjitha lëvizjet e atyre të poshtërve. Kisha marrë një gazetë në dorë dhe bëja sikur lexoja, ndërsa gjatë gjithë kohës fshija lotët që më rridhnin si lumë. Shikoja tim shoq që nuk ia ndante sytë asaj dhe atë, që i përkëdhelej duke qeshur. “Eh, burrë ziu, ta dijë se ç’grua ka, nuk do rrinte në det, por do të bënte të njëjtën gjë si po bëj edhe unë”, mendoja me veten time.

Pas disa orësh, vura re se A. ia bëri me shenjë dhe ai shkoi drejt tualetit që kishte lokali. Tualeti ndodhej jashtë lokalit dhe kjo gjë i favorizonte ata të dy. Pashë që mbas disa sekondash, edhe ajo shkoi në të njëjtin drejtim. Nuk dija ç’të bëja! I gjithë trupi filloi të më dridhej, duart po më mpiheshin. Më shkoi në mendje që t’i thërrisja burrit të saj dhe të shkonte e t’i gjente të dy, që të kuptonte çfarë malli kishte, por këtë nuk e bëja dot sepse ai ishte në det duke notuar shumë larg. Derisa të vinte ai, gjithçka do kishte përfunduar, kështu që mblodha forcat dhe shkova vetë. Nuk mundem dhe nuk dua t’jua përshkruaj ato që dëgjoja duke pritur jashtë dere. Çfarë nuk kuptoja ishte fakti se si njeriu mund të bjerë kaq poshtë dhe të kryejë veprime të tilla si kafshët. Nuk munda të rrija dhe t’i shikoja ata në sy kur të dilnin nga tualeti, sepse do t ë bëja skandal dhe ndoshta do ta vrisja tim shoq me duart e mia. Ika në shtëpi dhe i shkrova tim shoqi: “Shihemi në gjyq”, mora gjërat e mia dhe u largova. Që nga ai moment, e hodha edhe numrin tim të telefonit dhe A. nuk ka fytyrë të vijë të më kërkojë në shtëpinë e prindërve, se e di shumë mirë ai se çfarë mund ta gjejë. Dua t’ju jap një këshillë ju, grave të martuara, mos u gënjeni nga lajkat, puthjet dhe përkëdhelitë e tepërta të burrit tuaj, sepse të gjitha këto ai mund t’i bëjë për të mbuluar pabesitë e tij, që ju të mos dyshoni kurrë për të. E di që shumë gra jetojnë me frikën e tradhtisë dhe nuk e marrin kurrë guximin të bëjnë ata që bëra unë, por unë nuk pendohem për veprimin që bëra. Më mirë pa dashuri dhe me nder, sesa me një dashuri hipokrite, si ajo që më jepte im shoq...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.