Ta ndaj sepse nuk më tregoi që çalonte?

Intervista - - POSTA -

fjala, gjithsesi, unë u fejova, ama tani ka lindur një debat në shtëpi, por edhe brenda vetes time nuk ndihem mirë. Familja më thonë të prish fejesën, sepse ajo më mashtroi dhe në fakt, u zhgënjeva shumë, jo për faktin se është çalamane sesa se pse s’më kishte treguar. I thashë vajzës në telefon: “Pse s’më tregove për difektin që kishe?” dhe më tha: “Do të ta tregoja më vonë”. Kjo mënyre e saj më ka zhgënjyer, sepse mund të më gënjejë sërish edhe për gjëra të tjera. S’di si të veproj tani, ta prish fejesën apo të vazhdoj me të, edhe pse nuk e kam më për zemër, siç e kisha? Ju, si do të kishit vepruar?

- Prishe direkt fejesën as mos të ta ndjejë hiç! Ajo do të gjejë ndonjë si veten, me difekt.

- Problemi është ky: Ti ke folë gjatë e gjatë me të në telefon, ke dalë, a të ka tregu gjithçka ajo? Nëse ti ndihesh se ajo të ka mash-

tru, prishe fejesën.

- Po kur dilje për kafe me atë, sytë e mbyllur i mbaje ti, apo të priste ajo në kafe?! E kur vinte ora me ikë, të thoshte “ik ti se unë do pi dhe një kafe tjetër”?

- Sa të pavlerë bëheni ndonjëherë! E pse duhet ta prishësh? Po të çaloje vetë, si do të ndiheshe ti? Faji është i yti, si nuk e vure re ti një muaj? Pastaj, çfarë rëndësie ka fiziku, kur në shpirt je i mirë? Për mendimin tim, mirë do të ta bënte ajo po të të linte ty!

- Nuk është problem difekti, por që e nisi me gënjeshtra. Sajo diçka që të ndahesh, s’ia vlen me gënjeshtra, është një jetë e tërë.

- Zotëri i nderuar, zgjidhja është e jotja dhe jo e opinionit. Ti vendos për ndjenjat e tua, i thonë një fjale popullore “nuk çalon gomari nga veshët”, ndërsa e jotja është komplet ndryshe, kështu që bëje zgjidhjen e duhur që është më e mirë për ty.

- Për difektin që ka ajo, nesër mund të bëhesh edhe ti. Nëse nuk e ke për zemër, tjetër gjë, mund të dashurosh më vonë.

- Prishe, nuk ia vlen, ajo të ka mashtruar.

- Nuk është se e ke gjetë vetë dhe e dashuron dhe për hir të dashurisë do ta pranoje, po ty ta kanë bërë të tjerët, kështu që ndahu sa më shpejt dhe, nëse e ka të lindur difektin, edhe fëmijët tuaj ashtu do jenë. Ndahu, nuk humbi Stambolli për gjilpëra. Kur s’ka dashuri në mes, s’ke pse të mbash një femër në krah kur ka difekt.

- Nëse ti e ke parë duke ecur dhe nuk e ke vënë re, nuk është faji i asaj.

- Sigurisht që do ta lija. Një gënjeshtër sjell një tjetër e pastaj

lindin probleme më madhore, aq më pak që ti nuk ndjen për të.

- Për mendimin tim, nuk e prish fejesën në qoftë se është vajzë dhe vjen nga familje e mirë se shkon e gjen një të bukur, por ka 10 dashnorë nga mbrapa.

- Jeta në martesë është shumë e gjatë, bëhen fëmijët. Nëse nuk je i lumtur tani, më mirë lëre më herët. Ky mendim i keq do të të përcjellë gjatë gjithë jetës, pra, mashtrimi.

- Akoma rri? Ne jemi gati të prishim martesën!

- Leje mer, mirë ky ishte qorr, po ajo pse s’ia tregoi?!

Po ti, sytë në ballë i kishe, si s’e paske vënë re ti që ajo çalonte apo tani erdhi koha e justifikimeve. Të mos fejoheshe që në fillim që dhe tjetrës të mos ia prishësh jetën.

- Nuk e ndjej shumë pavarësinë, sepse prindërit tanë sado të rritemi ne, përsëri të vegjël të trajtojnë në shumicën e rasteve, vetëm kur vjen fjala te puna apo shkolla të thonë, “u rrite tani”. E kemi në gjak që të mos i lëmë fëmijët të lirë. Kujtimi.

- Këtu çdo ditë dëgjon për krime në familje. Çfarë po ndodh me vendin tonë? Nuk është parë e dëgjuar të ndodhin kaq shumë vrasje në një vend kaq të vogël. Ju, si mendoni, përse ka kaq shumë krime këtu, cilat janë arsyet e shtimit të tyre? Bashkimi.

- Ndaloni telenovelat turke dhe s’do të ketë më krime në Shqipëri! haha. Garipi.

- Çdo gjë e ka zanafillen te varfëria dhe papunësia. Ndoja.

- Dhe shajnë grekët pastaj. Kam 20 vjet në Greqi dhe nuk dëgjova një herë që të vriten dy vëllezër, apo të bëjnë krime në familje. Mund të zihen, t’u ngelë hatri, por gjer aty, nuk ngrenë dorë ndaj njëri-tjetrit. A e kanë në kulturë, a e kanë nga ligjet e forta, këtë s’e kam kuptuar akoma. Po ne kemi politikë të keqe dhe vetë si njerëz jemi shumë të egër. Luigji.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.