A përfitoj pension invaliditeti?

Intervista - - POSTA -

- Jam F. Ndreu, i datëlindjes 05.08.1964, emigrant në Torino. Jam në gjendje të rëndë shëndetësore pasi kam kaluar një ishemi celebrale, e cila më ka l ënë pasoja. Një dorë dhe këmbë e lëviz me vështirësi. Jam shtruar dhe kuruar në spital këtu në Itali, por invaliditet nuk kam përfituar, pasi nuk isha i siguruar. Kam punuar rreth 15 vite në Shqipëri me sigurime shoqërore. Dëshiroj të më sqaroni, a përfitoj ndonjë pension invaliditeti në Shqipëri? sisë për punë është i formës së prerë. Rregullat për organizimin dhe funksionimin e KMCAP-së vetëcaktohen me rregullore të ISSH dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit. 2. Për periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit t ë siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Personi që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit, me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. 3. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie nëse ky do të jetë më i favorshëm për të. Ashtu sikurse theksohet më lart, përderisa ju keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri, do të përfitonit të gjitha të drejtat që rrjedhin prej saj. Në këtë rast është e domosdoshme të ekzaminoheni në i nstitucionet mjekësore shqiptare, të merrni fletën e drejtimit për në KMCAP ( Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aft ësisë për Punë) dhe t ë paraqiteni pranë këtij komisioni për t’u ekzaminuar dhe përcaktuar shkallën e paaftësisë për punë. Ekzaminimi duhet bërë në rrethin ku keni regjistrimin në gjendjen civile. Është mirë që të paraqitni dhe ekzaminimet që keni bërë në Itali e që do shërbejnë si argument dhe orientim për mjekët shqiptarë. Me moshën që keni, në rast se përfitoni invaliditetin, do të përfitoni pensionin e plotë të invaliditetit me 15 vite sigurimi (mosha 50 – 20 = 30 : 2 = 15). Pra, në rast se keni 15 vite punë me sigurime shoqërore, do të përfitoni 100 % pensionin e invaliditetit. Masa e pensionit do të jetë jo më e madhe sesa dy herë pensioni bazë ose 80 për qind e pagës mesatare neto të vitit të fundit, cila të jetë më e vogël. Paga mesatare neto e vitit të fundit indeksohet çdo vit, sipas rregullave të indeksimit të bazës së vlerësuar. Në rast se ju keni paaftësi të tillë, që ju nevojitet përkujdesje, sipas nenit 38 të Ligjit 7703, theksohet se kur përfituesi i një pensioni invaliditeti bëhet fizikisht ose psiqikisht i paaftë dhe ka nevojë për një perkujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 për qind t ë bazës së vlerësueshme. Nevojat për kujdesje të vazhdueshme të një personi tjetër përcaktohen nga komisioni mjekësor i caktimit të aftësisë për punë ( KMCAP). Ndërsa sipas nenit 39, theksohet se një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti sipas nenit 35 dhe që ka në ngarkim fëmijët deri në moshën 18 vjeç ose kur këta studiojnë apo janë të paaftë për punë deri në 25 vjeç, merr një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë, në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë se 30 për qind. Unë ju sugjeroj që të paraqiteni për të bërë ekzaminime brenda këtij viti, mbasi duke filluar nga 1.1.2015, do të bëhet ndryshimi i mëposhtëm: “Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/3 e diferencës së moshës së pensionit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës, të ketë të paktën 12 muaj sigurim shoqëror. Në këtë kuptim, pas datës 01.01.2015, do të nevojitet që brenda 5 viteve të fundit të keni një vjetërsi kontributive në Shqipëri prej 1 viti dhe pensioni i invaliditetit nuk do të jetë i plotë. Për përfitimin e pensionit të invaliditetit të plotë do t’ju duhet një vjetërsi kontributive prej 22.5 vitesh (50-20 = 30 * ¾ =22.5 vite). Pra, ju do të përfitoni një pension invaliditeti të reduktuar prej 66.6 %. Jam i hapur për çdo aspekt që ka lidhje me problemin tuaj. Ju falënderoj për besimin.

- Përshëndetje zoti avokat! Unë që po ju shkruaj jam Ramadani nga Gjakova, i fejuar me një vajzë nga Tirana. Së bashku kemi vendosur ta ndërtojmë jetën në Tiranë dhe dua të di se çfarë dokumentacioni duhet të plotësoj për të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri.

- I nderuar Ramadan, do- kumentet e nevojshme për të marrë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë janë:

- Kërkesa për lejeqëndrimi ose për ripërtëritjen e saj depozitohet në sektorët ose zyrat e migracionit, pranë drejtorive rajonale për kufirin dhe migracionin, në territorin ku i huaji ka vendbanimin në çastin e aplikimit. I huaji me qëndrim të ligjshëm në Shqipëri, paraqitet personalisht për aplikimin për lejeqëndrimi. Procedurat e pranimit, të miratimit apo refuzimit, si dhe të shpërndarjes së lejeve të qëndrimit, përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Brendshëm.

1. Për marrjen e lejeqëndrimit, në kuadër të veprimtarive ekonomike, profesionale, tregtare dhe të punësimit, i huaji duhet të depozitojë këto dokumente bazë:

a.) Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b.) Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja, mbahet në fashikull.

c.) Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, lëshuar 6-mujorin e fundit, të vërtetuar dhe të le-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.