Jam nga Gjakova. Si të marr leje qëndrimi në Shqipëri?

Intervista - - POSTA -

Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. "Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania galizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti, bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

ç.) Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës.

d.) Certifikatat personale dhe/ose familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6- mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

dh.) Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

e.) Deklaratën nga pritësi ose punëdhënësi, për motivin e qëndrimit.

ë) Fotokopjen e lejes së punës ose fotokopjen e licencës së ushtrimit të veprimtarisë përkatëse.

f.) Certifikatën shëndetësore (për shtetas që vijnë nga vende të prekura nga epidemi), sipas përcaktimit të Ministrisë së Shëndetësisë.

g.) Mandatin e pagesës për lejeqëndrimin.

2. Për marrjen e lejeqëndrimit për bashkim familjar të një të huaji me një të huaj tjetër me qëndrim të rregullt në Shqipëri, i pari duhet të depozitojë këto dokumente:

a.) Formularin tip nr. 8, të plotësuar.

b.) Pasaportën, e cila i ka mundësuar hyrjen e ligjshme në Republikën e Shqipërisë, si dhe një fotokopje të faqeve të pasaportës, që kanë shënime zyrtare me interes. Pasaporta duhet të skadojë të paktën 3 muaj pas mbarimit të afatit të lejes së qëndrimit të kërkuar. Pasaporta i kthehet të interesuarit në çastin e aplikimit, ndërsa fotokopja, mbahet në fashikull.

c.) Dëshminë e penalitetit, të marrë në vendin e origjinës dhe/ose në vendin ku i interesuari ka pasur qëndrim të ligjshëm, të përkthyer në gjuhën shqipe, të vërtetuar dhe të legalizuar pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë. Legalizimi ose jo i këtij dokumenti, bazohet në detyrimet që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

ç.) Fotokopjen e lejes së qëndrimit të bashkëshortit/es, ose partnerit/es civile.

d.) Certifikatat personale dhe familjare, të përkthyera në gjuhën shqipe, lëshuar në 6mujorin e fundit, të vërtetuara dhe të legalizuara pranë përfaqësive diplomatike apo konsullore të Republikës së Shqipërisë jashtë shtetit. Legalizimi ose jo i këtyre dokumenteve bazohet në detyrimet, që rrjedhin nga marrëveshjet dypalëshe.

dh.) Dy fotografi, sipas formatit të pasaportës shqiptare.

e.) Kontratën e shitblerjes ose të marrjes me qira të banesës. Banesa duhet të jetë në sipërfaqe të mjaftueshme, për të siguruar një jetesë normale për numrin e personave pas bashkimit.

ë.) Fotokopjen e dokumentit të kontributeve të sigurimeve shëndetësore (për shtetasin e huaj me qëndrim në Shqipëri).

f.) Kërkesën e bashkëshortit/es ose partnerit/es civil pritës.

g) Deklaratën noteriale të partnerëve civilë. Shtojmë këtu se Studio Ligjore “Duraj” është e specializuar në këtë fushë dhe, nëse keni dëshirë, mund të kontakoni me ne!

Përgatiti faqen:

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.