Jam e shëndoshë; a mund të ngelem shtatzënë?

Intervista - - POSTA -

- Jam një vajzë 23 vjeçe, 1.65 e gjatë, që kam shtuar shumë në peshë kohët e fundit, peshoj 85 kg. Për merak, bëra analizat e TSh, që më ka dalë 0.12 dhe prolaktina, 5. Problemi im është se jam e martuar dhe dua të bëj një fëmijë. Doja të dija, me këto rezultate që më kanë dalë dhe me këtë peshë që kam, a mund të ngel shtatzënë? Kam frikë se i kam ngjarë mamit, që është diabetike. Pres një përgjigje. Faleminderit.

D r . Dashamir Gjergji endokrinologdiabetolog: - E nderuar zonj ë, j u falënderoj për dërgimin e shqetësimit tuaj. E lexova me kujdes pyetjen dhe mënyra se si e kishit përshkruar më tërhoqi vëmendjen. Doja t’jua nisja sqarimin e kësaj çështjeje, me shqetësimi që ju kishit se mos i ngjani mamasë tuaj. E kam prekur disa herë në sqarimet e tjera faktin që diabeti është sëmundje e trashëgueshme, e kam fjalën këtu për tipin e dytë të diabetit, tipin e të rriturve, ndaj duke qenë se ju e keni një precedent gjenetik, faktin që mamaja juaj vuan nga diabeti, kjo duhet përkthyer me veprime korrekte jo në aspektin e të përshkruarit dhe të kaptuarit të vetes nga mendime të këqia dhe me ankth. Duhet të ishit e informuar që, kur një person mbart rrezikun që nga paraardhësit e tij të sëmuret me një sëmundje kronike siç është diabeti, ju duhet që të ishit përfshirë me kohë në një sistem rregullash dhe kujdesi jetësor, në mënyrë që ta kishit minimizuar në ekstrem rrezikun që mbart linja gjenetike për diabet. Më shkruani që jeni shëndoshur shumë e keni probleme me ankthin, që keni problem të fertilitetit. Këto nuk ju ndihmojnë aspak që ta minimizoni rriskun e diabetit, por vetëm sa e përforcojnë mundësinë që geni i sëmurë një ditë të nxjerrë kokë dhe të rezultojë fatal për ju, duke u shfaqur diabeti.

- Momentalisht, nuk duhet ta merrni me shumë frikë dhe ankth situatën tuaj. Gjëja e parë që ju sugjeroj të bëni është të startoni një regjim të ri ushqimor hipokalorik. Reduktoni jo më shumë se 500 kalori nga nevojat e zakonshme nga dieta juaj. Së dyti, duhet të filloni aktivitet fizik. Çdo ditë, duhet të ushtroni minimalisht 30 minuta ecje të lehtë sportive apo sporte të ndryshme sipas tolerancës tuaj. Së treti, duhet të ulni dozën dhe sasinë e stresit që ju ka përfshirë dhe së katërti, të kërkoni ndihmen e një specialisti për të përpiluar jo vetëm regjimin ushqimor, por për t’ju orientuar për çdo element tjetër që ju e paraqisni si shqetësues. Unë nuk e di se kush ju ka sugjeruar të kryeni analizat e mësipërme sepse në të vërtetë, ato analiza nuk kanë lidhje me sëmundjen e diabetit që aq shumë ju ka trembur, por ndoshta do t’jua kenë dhënë në kuadrin e ndonjë shqetësimi të lidhur me infertilitetin ose faktin e të mos paturit fëmijë. Si përfundim, këto analiza rezultojnë normale, por kanë nevojën e një interpretimi analitik në një kuadër më të gjerë, si të vlerësimit, diagnostikimit, ashtu edhe të menaxhimit afatgjatë të problemit tuaj. Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe mirinformimin tuaj, pres të më shkruani sërish dhe shpresoj të gjeni zgjidhje për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë, lidhur me shëndetin e më gjerë. Të shkuara!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.