A jep alergji qumështi i gjirit?

Intervista - - POSTA -

- Jam një nënë e shqetësuar për vajzën time 15 muajshe. Ajo kaloi një grip të lehtë dhe vetëm me çajra, sikur u përmirësua, por tani shoh që ka vazhdimisht kollë, gjë që më shqetëson. Kur kollitet, ka gëlbazë të bardha dhe sytë i bëhen gjithë sklepa, aq sa mezi ia pastroj. Mos vallë ka ndonjë alergji, sepse vë re që kur e ushqej, i skuqet pak kraharori? Ka edhe lotim sysh dhe ndonjëherë i thahet kaq shumë fyti, saqë më duket sikur mbytet kur kollitet. Mos vallë i jep alergji qumështi i gjirit? Çfarë ilaçi t’i përdor? Çfarë analizash duhet t’i bëj vajzës sime?

Dr. Mira Xhixha, alergologe: -E nderuar zonjë, vajza j uaj 15 muajshe nuk ka mundësi të ketë alergji nga qumështi i gjirit. Po të ishte alergjike nga qumështi i gjirit, këtë do ta kishte shfaqur që në moshë akoma më të vogël. Problemet e vajzës tuaj me kollën, lotimin e syve dhe skuqje të lëkurës të cilat kanë vazhduar pas një gripi, duhen konsultuar dhe analizuar në drejtim të alergjive që vijnë nga mjedisi i banimit, ajri dhe më shumë, nga ushqimi. Pra, ju rekomandoj sa më shpejt një konsultë me mjekun alergolog më të afërt për të përcaktuar llojin e alergjisë ( nëse ajo konstatohet) që të marrë më pas mjekimet dhe rekomandimet e nevojshme për parandalimin e problemeve kronike të alergjisë. Me respekt, Dr. Mira.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.