ATA QË NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

Pas intervistës që dha në TV Klan, në emisionin “Opinion”, deshëm ta takonim edhe ne zotin Rama, por nuk mundëm. Ai ishte shumë i zënë me përgatitjet për vizitën e Papës. Ne deshëm të bisedonim me zotin Rama për disa pikëpyetje që na lindën nga intervista e tij në “Opinion”. Na bëri përshtypje që Rama la të nënkuptohej se Fullani nuk ishte peshku më i madh që ai mendonte se do të binte në duart e drejtësisë. Ai premtoi për më shumë, kur tha se testi më i madh për qeverinë është vënia para drejtësisë e autoriteteve të larta që kanë shpërdoruar detyrën dhe që kanë shkelur ligjin për përfitime politike. Ne deshëm ta pyesim zotin Rama, se me kë prokuror e gjykatës do t’i çojë ai peshqit e mëdhenj para drejtësisë? Me këta që ka, e provoi me Imamin dhe e pa se sa ia doli, apo ç‘rëndësi kanë veprat, sot ecet përpara me fjalë?!

Edhe diçka: Kur u pyet për të dhënë

LULËZIM BASHA

një opinion për lirimin e guvernatorit Fullani, ai u mburr duke thënë se nuk është si kryeministri i mëparshëm, se nuk ndikon te drejtësia e gjykatat, se ato janë të pavarura etj. Por, si e shpjegon ai faktin që kur erdhi fjala te kolegia e zotit Fullani që mbahet në burg, ai tha se: “Mbajtja e Golemit në burg ishte e paligjshme, se ky është një abuzim i pushtetit gjyqësor, që vijon të jetë i kapur dhe i kalbur”?! Ne deshëm ta pyesim zotin Rama se pse ky sistemi ynë gjyqësor qenka i korruptuar vetëm në rastin e mbajtjes në burg të zonjës Golemi e jo për lirimin e zotit Fullani?! Pse për njërin fshihet pas pavarësisë, ndërsa për tjetrën, jep verdiktin kundër gjyqësorit?

Një pyetje që na mbeti pa përgjigje kishim këtë javë edhe për Lulzim Bashën, kryetarin e Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD-së: Pse mes fotove të martirëve katolikë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mungon fotoja e Dom Gjon Gazullit? Mos ka lidhje kjo me faktin se ai është varur me urdhër të Zogut dhe Zogun, partia juaj e ka idhull?

As Blendi Fevziun nuk e takuam dot këtë javë. Blendin deshëm ta intervistonim për atë pyetjen që i bëri zotit Rama të enjten në “Opinion” në lidhje me tekstet shkollore e pikërisht me atë tekstin që është bërë i famshëm në Facebook ku milingona pyet gjinkallën: “Po ti, ç’bëre gjatë verës? Shkuma party dhe check-in në Dhërmi”, thotë gjinkalla”. A e di zoti Bledi se ky tekst nuk është i vërtetë, por një montazh i bërë në Facebook muaj më parë nga një faqe e quajtur “Malukatët”? Në fakt, nuk ka faj Bledi. Në këtë Shqipërinë tonë me halle, e besueshmja dhe e pabesueshmja, realja me

ADRIATIK LLALLA

- A kanë marrë pjesë në grupin e zjarrit që vranë më 21 janar, persona afër Berishës që kanë vrarë të pafajshëm në mars 1997 në Përmet?

- Kush dha urdhrin për vendosjen e bombës në lokalin e Lush Përpalit, bombën te Fondacioni Soros dhe te makina e Arben Ujkës?

- Personi që vrau policin nga Tepelena më 13 mars, a është sot një miku i Berishës dhe a ka gëzuar poste në qeverisjen e tij?

- Kush e vodhi thesarin në Krrabë në mars 1997, pasi atë me urdhër të Berishës, po e ruante grupi i SHIK-ut me Xhahit Xhaferin në krye? irealen, e vërteta dhe gënjeshtra janë aq afër dhe bashkekzistojnë me njëra- tjetrën, sa çdo njeri mund t’i ngatërrojë e nuk do të ishte çudi që edhe Edi Rama ta ketë ngrënë këtë shaka fejsbukjane...

- Ae ka porositur Berisha Izetin të bombardonte Ambasadën Amerikane?

- Kush e dha urdhërin mbrëmjen e 13 shtatorit për hakmarrje ndaj Fatos Nanos?

Nëse zoti Lalla nuk di t’u përgjigjet këtyre pyetjeve, pse nuk thërret Izet Haxhiajn, apo pse nuk bën një letër-porosi në Turqi që të marrë përgjigjet e tij? Kjo është detyra e Prokurorisë në një vend normal e demokratik. Nuk i lexon gazetat zoti Llalla, nuk jemi ne në një vend normal, apo…?

ERJON VELIAJ

Disa pyetje deshëm t’i bënim këtë javë edhe Ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë, Erion Veliaj: Ai deklaroi se e bëri dasmën me kursimet e jetës së mamasë së tij, por a ështe normale të përdorësh kursimet e jetës së mamasë së vuajtur, që të ka rritur e vetme, për të argëtuar në mënyrë të panevojshme qindra vetë? A është ky një shembull i mirë për rininë, ministër i së cilës jeni? Pastaj, ende varet ai nga mamaja? Nuk ka fituar aq lekë gjatë këtyre viteve sa të bëjë vetë një dasëm? Nëse jo, nuk mund të bënte një dasëm simbolike më të thjeshtë? Nëse e financoi e ëma dasmën, pse gjithë paratë e mbledhura nga dhuratat, ai, siç tha, ua dhuroi të varfërve? Nuk mund t’ia kthente së ëmës?! Dhe, së fundi, a i beson ai vetë këto që thotë? Apo na merr të gjithëve për budallenj, sidomos kur thotë se ato para do t’i fusë në deklarimin e pasurisë së këtij viti…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.