Nard Ndoka, deputet i opozitës: Si na gjeti Papa...

Intervista - - AKTUALITET -

Deputeti i opozitës, Nard Ndoka, në intervistën për gazetën “Intervista” pohon se vetë PD-ja duhet të reformohet për të qenë një parti opozitare që të pretendojë për të ardhur sërish në pushtet. Por, njëkohësisht, PD-ja, sipas zotit Ndoka, duhet të bëjë oponencën e saj në Kuvend, megjithëse bojkoti i opozitës ka ardhur për shkak të dhunës verbale që ka përdorur maxhoranca. Zoti Ndoka pohon që ndërkombëtarët i kanë thënë opozitës të ndërpresë bojkotin e Parlamentit, por edhe i kanë kërkuar maxhorancës që të japë konsensusin e saj. Ndërsa për konfliktin maxhorancë-Nishani, zoti Ndoka përgjigjet se Nishani po respekton institucionin e Presidencës me qëndrimin e tij dhe duhet që maxhoranca të mos sillet dhunshëm, duke rivotuar ligjet e kthyera, pa praninë e opozitës. Kjo maxhorancë nuk zbaton premtimet e saj për reforma në drejtësi, por sipas Ndokës, kërkon që të kontrollojë drejtësinë. Për deputetin e PDK-së, Ndoka, vizita e Papës së Vatikanit në Shqipëri është ngjarje e shënuar historike dhe një certifikatë e ndryshimeve të mëdha demokratike që kanë ndodhur në Shqipëri dhe e tolerancës e bashkëjetesës fetare të shqiptarëve.

Petraq Barjami: - Në çfarë dimensioni politik e shoqëror do të ndikojë për Shqipërinë dhe shqiptarët vizita e Papës?

Nard Ndoka: - Me të drejtë është quajtur si vizitë historike për të gjithë shqiptarët. Së pari, Papa Francesku do të japë mesazhe paqeje për të gjithë botën, duke përdorur dhe promovuar vlerat e tolerencës fetare në vendin tonë. Së dyti, çdo paragjykim se Shqipëria është një vend islamik, bie ose zbehet totalisht. Së treti, është një kënaqësi shpirtërore për të gjithë besimtarët katolikë në veçanti, por edhe besimtarët e tjerë, që simboli i paqes në botë, viziton vendin tonë. Papa Françesku vjen në Shqipëri, në vendin e Gjergj Kastriotit, atletit të Krishtërimit Europian dhe Nënë Terezes, virtyti i tolerancës dhe dashurisë njerëzore.

- Nga ndërkoha e vizitës e parë e Papës së Vatikanit, çfarë është ndryshuar në Shqipëri?

- Gjithçka. Ka ndryshuar për të mirë edhe Shqipëria, me një ekonomi më solide, më premtuese, tashmë jemi kandidatë për në BE, por edhe me një cilësi më të lartë të demokracisë e tolerancës dhe bashkëjetesës fetare të vetë shqiptarëve. Vetë zgjedhja e Shqipërisë nga ana e Papës për të bërë vizitën e parë pas zgjedhjes së tij në atë post, është certifikata e ndryshimeve të mëdha demokratike që kanë ndodhur në Shqipëri.

- Le të kalojmë tani të problemet tona: Zoti Ndoka, a bëhet ( de facto) Presidenti Nishani pengesë e reformave të maxhorancës me mosdekretimin e ligjeve mjaft të rëndësishme, të cilat janë votuar në Kuvend me votë të cilësuar?

- Presidenti është institucion i rëndësishëm kushtetues, është garant i Kushtetutës, në kuptimin e akteve ligjore, të bashkëpunimit institucional, të harmonizimit dhe koordinimit midis të gjitha institucioneve që varen direkt nga ai, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, apo si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Presidenti po tregohet në lartësinë e detyrës së tij, i vëmendshëm ndaj reformave, bashkëpunues, por shumë i kujdesshëm për të qëndruar mbi palët. Të gjitha ligjet që janë kthyer nga Presidenti, në thelb kanë qenë problematike, si nga procedura e miratimit, si nga përmbajtja antikushtetuese, si dhe nga forma e përdorur, duke përjashtuar opozitën. Presidenti është garanti për të gjitha këto, ndaj ka vepruar drejt, për t’u dhënë mundësinë ligjvënësve shqiptarë, që të reflektojnë dhe t’i përmirësojnë ato. Por ne kemi një maxhorancë të dhunshme kartonash, që ka përjashtuar konsensusin si një element të domosdoshëm në një sistem demokratik, e cila vazhdon të miratojë ligje pa konsensus të opozitës, pra, ligje që nuk kanë jetëgjatësi më shumë se një mandat i kësaj maxhorance. Ligjet nuk miratohen për t’i rikthyer Presidenti, as për t’i hedhur poshtë Gjykata Kushtetuese, por për të krijuar një impakt, besim dhe garanci ligjore afatgjata.

- A mund të cilësohet një normalitet demokratik dhe kushtetues fakti që Presidenti (duke shfrytëzuar kompetencat e veta kushtetuese) nuk dekreton ligjet që Kuvendi i voton me votë të cilësuar, ndërkohë që vetë Presidenti është zgjedhur me votë të thjeshtë?

- Presidenti nuk është noter i Kuvendit, por një institucion i rëndësishëm Kushtetues, që kalon në filtrat e veta çdo ligj dhe çdo akt që miratohet nga Kuvendi, i cili miraton ligje, duke shkelur procedurat parlamentare, pa konsensus, me një shumicë të cilësuar parlamentare të blerë dhe jo të votuar nga qytetarët shqiptarë. Maxhoranca aktuale po përpiqet të dhunojë institucionet dhe pavarësinë e tyre, me të ashtuquajturat reforma, duke miratuar në Kuvend ligje që bien ndesh me Kushtetutën, ligje që kanë tendencën tek emrat dhe jo te reforma reale. Presidenti është zgjedhur sipas Kushtetutës dhe duhet të respektohet nga palët.

- Në këto situata tensioni politik midis maxhorancës dhe Presidentit Nishani, cila do të jetë zgjidhja institucionale?

- Maxhoranca aktuale, Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit duhet të respektojnë vetveten, pikë së pari, institucionin e Presidentit dhe

(Vijon në faqen 8)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.