Besi “rivalizon” Ermalin

Intervista - - JAVA VIP -

Humori dhe “Portokallia” tashmë nuk janë angazhimi i tij i vetëm. Besi, i njohur me emrin Gjini, ka preferuar të dalë pak nga kornizat e aktorit të humorit, duke e zgjeruar fushën e veprimtarisë së tij. Kështu, ai provoi me muzikën ku realizoi disa këngë dhe klipe, në të cilët sigurisht që nuk mungonin nuancat e humorit, por duket se as kjo nuk i kënaq sa duhet ambiciet e Besit. Ja, pse ai shumë shpejt do të hapë kompleksin e tij sportiv, i përshtatshëm për dasma, fejesa dhe gëzime familjare, por mbi të gjitha, për admiruesit e futbollit. Ky i fundit, mendojmë se do të jetë një biznes mjaft fitimprurës për Besin, duke marrë parasysh popullaritetin e tij. Deri para pak kohësh, Besi dhe Ermali ishin në rivalitet jo vetëm për humorin dhe batutat, por edhe për numrin e fansave në faqet e tyre respektive në Facebook. Por, a do të jetë ky kompleks një arsye më shumë për të shtuar rivalitetin e tyre? Nëse në vazhdim, Ermali mendon të blejë një skuadër futbolli, atëhere themi se po...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.