B.O.B sjell një risi

Intervista - - JAVA VIP -

Vera është ajo që sjell në televizionet muzikore, këngë dhe klipe të reja por grupi B.O.B ka menduar që klipin e tyre të tretë ta sjellin në fillim të vjeshtës. B.O.B është grupi që përbëhet nga tre djem simpatikë dhe të talentuar Odc Bob, Bkz Bob dhe Amilli Bob, dy prej të cilëve janë vëllezër. Bkz dhe Odc, të lindur në SHBA dhe aktualisht me banim atje, kanë zgjedhur që klipin e tyre të tretë ta realizojnë pikërisht në SHBA, edhe pse suksesin e kërkojnë në Shqipëri. Si duket, dy klipet e para “So fly” dhe “Stay with me” kanë qenë një shijim i asaj që do vijë në klipin e tretë, që sigurisht pritet të jetë goxha i realizuar. Titullin e këngës, djemtë preferojnë ta lënë surprizë dhe ta publikojnë në momentin e duhur. E sigurtë është se kënga do të jetë një ndërthurje mes anglishtes dhe shqipes, një trend tashmë i ndjekur dhe i suksesshëm. Ne u urojmë djemve suksese dhe shpresojmë vërtet të surprizojnë publikun duke goditur në shenjë: E treta, e vërteta!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.