Kam lindur bashkë me muzikën...

Intervista - - TELEVIZION -

unë muzikën nuk e bëj për t’u kënaqur financiarisht, pasi e kam pasion, hobi dhe talenti është i lindur. Sa i përket pyetjes, jo unë që jam fillestare, por edhe këngëtaret që kanë emër të madh në Shqipëri, nuk mendoj se janë të kënaqur financiarisht. Dihet si është tregu muzikor në Shqipëri... Ajo që di të them është se publiku shqiptar është i zgjuar dhe di të bëjë shumë mirë zgjedhje...

- Çfarë publiku të ndjek ty, zakonisht?

- Ka disa kategori publiku. Është publiku që më ndjek në sheshe, ku jam nëpër koncerte, publiku që më ndjek në lokalet ku këndoj, në Tiranë, Elbasan e shumë qytete të tjera dhe sigurisht, edhe publiku që më do e më bën ftesa nëpër dasma. Edhe pse jam shumë e re, e ndjej shumë ngrohtësinë e publikut dhe e falënderoj nga zemra për mbështetjen që më jep.

- Cili është synimi yt më i afërt sot?

- Është shumë shpejt të flas për synimet e mia, por sigurisht, si çdo artist tjetër, edhe unë kam objektivat e mia. Ky është klipi im i parë dhe pas këtij, do të vijnë edhe shumë të tjerë. Synoj të marr pjesë në festivale të ndryshme të muzikës popullore, nëpër koncerete dhe, pse jo, pres edhe ndonjë çmim në këto kompeticione...

- Cilat janë cilësitë më të mira që i njeh vetes?

- Jam shumë e sinqertë, shumë nevrike dhe shumë e dashur... (Qesh) - E dashur me kë? - Me miqtë, mikeshat, familjen. Të gjithë njerëzve që më rrethojnë, u jap shumë dashuri. - Askujt në veçanti? - Askujt. Është ende shpejt... (Buzëqesh)

- E lëmë këtë temë atëhere... Me sa di unë, ti nuk je vetëm këngëtare...

- Është e vërtetë. Unë prej shumë vitesh punoj si gazetare në media të ndryshme, kam punuar si mësuese për shumë vite në qytetin tim të lindjes dhe, para pak kohësh, kam promovuar edhe librin tim të parë, i cili titullohet “Me sy nga Evropa”. Me sa duket, talentet tek unë nuk kanë fund, sepse kam ende surpriza të tjera... (Buzëqesh)

- Dhe meqë e nisëm me klipin, unë them ta përfundojmë me të... Cilët kanë qenë bashkëpunëtorët e tu për të?

- Bashkëpunëtorët e mi për realizimin e kësaj kënge janë kompozitori i njohur dhe shumë i talentuar, të cilin e falënderoj nga zemra, Blerim Malaj, i cili ka orkestruar këngën. Një falënderim shkon për autorin e tekstit, Resmi Skënderaj, një tjetër falënderim për këngëtarin që më shoqëron gjatë të gjithë kohës, Kreshnik Resuli dhe për të gjithë stafin realizues të videoklipit tim, duke futur këtu edhe balerinët e të gjithë ata që kanë punuar për të. Një tjetër falënderim për të gjithë ata njerëz që më kanë mbështetur në rrugën e muzikës, duke futur shumë miq dhe mikesha të miat, siç janë këngëtarët Dule Malindi, Arben Sinani, Paro, klarinetisti Ajet Elezaj si dhe organisti, djali i talentuar Klodian Skënderaj, për të gjithë punën e palodhur që kanë bërë me mua. Një falënderim i veçantë për familjen për mbështetjen që më jep dhe për të gjithë fansat e mi. Edhe nëse kam harruar ndonjë, po kërkoj ndjesë. Faleminderit të gjithëve!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.