Seiti magjepset pas bjondes ruse

Intervista - - TELEVIZION -

përshëndet të ftuarit dhe pastaj shkon të pijë me miqtë e tij. Xhelili është me Tatjan, ndërsa të tjerët janë vetëm.

Vjen Julien Verjenski, me vajzat e tij, Shurën dhe Valentinën. Shura është shumë e kënaqur me gjithçka që ka përreth dhe e shfaq hapur, kështu që Valentina e këshillon të tregohet më e përmbajtur. Seiti e ndjek me sy që nga momenti që futet brenda dhe magjepset prej bjondes, por është Petroja ai që nxiton t’i bjerë në sy asaj. Shokët tallen me Seitin duke i thënë se ai ka frikë nga vajza sepse ajo është shumë e re. Gjatë mbremjes, Seiti kërcen me të gjitha femrat e tjera në ballo, përveç Shurës dhe ajo zhgënjehet. Valent i na kërcen gjatë t ë gjithë mbrëmjes me Kostandinin, një shok të Seitit.

Seiti ktheht në familjen e tij, bashkë me shokët e tij të ushtrisë. E ëma, Zahidja, është shumë e lumtur që ai ka ardhur i gjallë. Burrat diskutojnë për luftën dhe për çfarë pritet të ndodhë. Seiti shkon në shomën e tij dhe kujton fëmijërinë, kur vjen Petroja, që i thotë se është xheloz për të. Seiti i përgjigjet se do të vijë edhe koha e tij...

Në mbrëmje vonë, Seiti debaton me të atin, i cili i thotë se ka ardhur koha që të ndërtojë famil- jen e tij dhe, pasi lufta të mbarojë, ai duhet të martohet me një grua turke... Petroja dëgjon të gjithë bisedën e tyre...

Një ditë, Seirti dhe shokët e tij shkojnë të bëjnë një vizitë në familjen që i ftoi në ballo. Shura dhe Valentina janë aty, gjithashtu, ndërsa babai i tyre është shtruar në spital për një peracion. Më pas dalin për shëtitje Seili me Shurën, Xhelili me Tatjan dhe Valentina me Kostandinin. Ata e kalojnë të gjithë natën në shtëpinë e Seitit në San Peterburg...

Të nesërmen ata ftohen t ë gjithë në Opera, ku Tatja do të performojë baletin “Liqeni i Mjelmave”. Seitit i duhet të qëndrojë pranë Carit sepse ai është pjesë e Gardës Mbretërore dhe Shura është e trishtuar dhe e zhgënjyer...

Baronesha Lola e shikon atë nga ballkoni. Shumë shpejt, Seiti vjen dhe Shura l umturohet. I magjepsur pas vajzës, Seiti nuk ndjek për asnjë moment baletin, por shikon vetëm atë... Baronesha Lola, bëhet xheloze...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.