Lotaria Kombëtare, në treg produkti i tretë “Fito Fito”

Intervista - - TELENOVELA -

Gara” e fitores së çmimeve të mëdha me “Fito Fito”, e hapur në çdo kohë. Lojtarët mund të luajnë çdo ditë të javës dhe pa pritur gjatë sepse menjëherë në fund të ditës, pas orës 19:45, do të mësojnë rezultatet e lojës.

Lotaria Kombëtare, pjesë e grupit Austrian Lotteries, nga data 15 Shtator, ka vënë në dispozicion të të gjithë shqiptarëve produktin e saj të tretë: “Fito Fito”. Kjo është një l ojë e re, tërheqëse, tepër argëtuese dhe mbi t ë gji t ha, me mundësi të mëdha fitimi. Çmimi i një parashikimi në lojën e re është vetëm 50 lekë. Të gjithë personat e interesuar mund të luajnë çdo ditë të javës me “Fito Fito” dhe në fund të ditës, pas orës 19: 45, mund të mësojnë rezultatet e lojës. Çmimet e lojës “Fito Fito” janë të përcaktuara dhe nuk ndikohen nga numri i bilet ave t ë shitura. Lojtarët mund të fitojnë çdo ditë deri në 7 milionë lekë të vjetra, si dhe shumë çmime t ë

tjera interesante.

Si luhet

Pjesëmarrja në “Fito Fito” është shumë e thjeshtë. Skedat e lojës së re nga Lotaria Kombëtare “Fito Fito” gjenden në pikat e shitjes në t ë gjithë Shqipërinë, kudo ku shihni logon e kompanisë Lotaria Kombëtare. Për të bërë një parashikim, lojtarët duhet të zgjedhin nga një numër në secilën prej kolonave të së njëjtës fushë. Pra, në total, lojtarët do të zgjedhin katër numra, nga një për secilën kolonë. Më pas, vetë sistemi kompjuterik i lojës, do t’i shtojë parashikimit një simbol: Breshkë; Patkua; Monedhë ose Tërfil.

Me një skedë të “Fito Fito” mund të luani deri në 4 parashikime, sipas dëshirës tuaj. Por me “Fito Fito” ju keni mundësinë të zgjidhni vetë kohëzgjatjen e dëshiruar të lojës. Me një skedë të vetme ju mund të merrni pjesë deri në 14 shorte rresht, duke i kursyer kështu mundimin vetes për të shkuar çdo ditë në pikat e shitjes dhe për të bërë parashikimet për- katëse. Me këtë mënyrë, ju shkoni në pikat e shitjes vetëm për të tërhequr çmimet që keni fituar.

Çmimet

Çmimi i kategorisë së parë është i garantuar prej 7 milionë lekësh të vjetra çdo ditë. Për të fituar këtë çmim, lojtarët duhet të parashikojnë saktë katër numrat e përzgjedhur nga fati, si dhe simbolin, i cili vendoset automatikisht nga sistemi i lojës. Në rast se lojtarët do të parashikojnë saktë vetëm katër numrat e përzgjedhur nga fati, por jo simbolin, atëhere ata do të jenë fitues të çmimit të kategorisë së dytë, i cili është 200 mijë lekë (të vjetra).

Shorti

Shortet e produktit “Fito Fito” do të zhvillohen çdo ditë. Rezultatet e shorteve do t ë publikohen brenda t ë njëjtës ditë në faqen zyrtare të kompanisë www.lotaria.al në pikat e shitjes në të gjithë Shqipërinë; Facebook si dhe në mjete të tjera komunikimit masiv.

Sapo të dorëzoni skedën e plotësuar, në pikën e shitjes, ju do të pajiseni me biletën e “Fito Fito”. Ruajeni mirë biletën dhe përdoreni me kujdes sepse vetëm bileta njihet si vërtetim për çmimin që mund të keni fituar. Pa biletën, lojtarët nuk do të mund të paguhen për asnjë çmim.

Tabela e çmimeve

Kategoria

Çmimi fitues në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.