Disa studime mbi seksin, për të cilat... nuk e çaj kokën!

Intervista - - TELENOVELA -

Janë të shumta studimet që bëhen për seksin dhe çiftin, por do të preferoja të mos isha në dijeni për rezultatet e disave prej tyre... sepse, ose më deprimojnë, ose ma shpifin.

1. Anglia është shteti ku përdoren më shumë lodrat seksuale. Në fakt, 94% e tyre thonë se kanë pasur apo përdorur një lodër të tillë.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse atje banon motra ime...

2. Për Shën Valentin, 38% e burrave kanë pritur më shumë se 30 minuta te dyqani i luleve.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse 100% e grave kanë pritur me ditë të tëra që një djalë t’i merrte në telefon.

3. Sipas një studimi britanik, 52% e të sapomartuarve nuk bëjnë dashuri gjatë natës së parë të martesës.

Pse nuk e çaj kokën: bëj dashuri në mëngjes.

4. Momenti i preferuar i çifteve për të bërë dashuri është të shtunën në orën 19.37, sipas një studimi të realizuar nga firma angleze, Lovehoney, në janar 2014.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse prindërit më thonë shpesh të mos kthehem në shtëpi para orës 20, të shtunën.

5. Sipas një studimi hollandez, të Universitetit të Groningenit, 80% e grave që mbajnë çorape gjatë dashurisë e arrijnë orgazmën, kundrejt vetëm 50% të atyre që nuk mbajnë çorape.

Pse nuk e çaj kokën: I vesh çorapet të ndryshme nga njëra- tjetra ( nëse kjo merret parasysh).

6. 10% e grave i kanë filmuar seancat e tyre të seksit.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse ua kam dhënë kameran borxh disa shoqeve dhe nganjëherë, nuk duhet t’i dish të gjitha...

7. Studiues të Universitetit të Kalifornisë kanë zbuluar se burrat që ndihmonin në punët e shtëpisë bënin 50% më pak seks se të tjerët.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse në takimin e parë, rrallë e pyet tjetrin nëse di të bëjë punë shtëpie.

8. 75% e francezëve kanë tradhtuar të paktën një herë dhe 35%, deklarojnë se do të tradhtonin, nëse do të ishin të sigurtë se tjetri nuk do ta merrte vesh kurrë, sipas një studimi të Gleeden IFOP.

Pse nuk e çaj kokën: Sepse nuk jetoj në Francë dhe ka pak shanse të lidhem me një francez.

9. Sipas një studimi të kryer në Angli, një nga 4 gra deklaron se e kanë qëlluar me shpullë në të pasme.

Pse nuk e çaj kokën: ende po pres timen!

Sepse mua më pëlqen të

Sepse jam xheloze dhe

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.