A mund të kemi një sy të tretë?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Si shikojnë qeniet e gjalla? A duhet vetëm syri, apo edhe truri për të parë? Si lidhen ata? Shkencëtarët amerikanë kanë f i l l uar t ’ i vënë në dyshim edhe këto pyetje, përgjigjet e t ë ci l ave deri t ani i quanim të sigurta. Ata shpenzuan një vit të tërë me një eksperiment të çuditshëm: Morën embrione të bretkosave, u prenë atyre pjesën e syve dhe ato i ngjitën sipër bishtit. Rezultati ishte surprizues: Bretkosat e rritura shikonin nga ai sy! Ky eksperiment hidhte poshtë teorinë se sytë duhet të ishin lidhur patjetër me trurin me anë të nervave të drejtpërdrejta, gjë që besohej prej shekujsh. Ky eksperiment, por edhe të tjerë të këtij lloji, i bindën shkencëtarët që sytë lidhen me trurin, jo vetëm direkt, me anën e sistemit nervor, por në mënyra të ndryshme, të pastudiuara hollësisht deri tani. Dhe kjo nuk ndodh vetëm me sytë, por edhe me organe të tjera të njeriut. Studimet e fundit kanë treguar se edhe vetë t r uri është shumë i ndryshueshëm. Kështu, për shembull, nëse një pjesë e trurit dëmtohet, një pjesë tjetër e tij, merr funksionet e pjesës së dëmtuar… Këto zbulime, nëse vërtetohen plotësisht edhe te njerëzit, hapin një fushë të gjerë në mjekësi për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme, apo në r ast et e dëmtimeve. Kështu, për shembull, deri tani është menduar se vetëm nervat optike mund të transmetojnë informacione vizuale dhe, në rast se ato dëmtohen, humbet dhe shikimi. Ndofta në të ardhmen, këtë punë mund ta bëjnë edhe nervat e shtyllës kurrizore. Atëhere ndofta do të kemi edhe një sy të tretë nga mbrapa…

Në pak vaj, kavërdiset preshi, shtohen kërpudhat, domatet, borziloku dhe erëzat, sipas shijes. Të gjitha kavërdisen duke shtuar lëngun e mishit kohe pas kohe derisa të zbuten këerpudhat. Pastaj shtohen salçiçet e pulës dhe kaurdisen të gjitha edhe 10 minuta.

Në mbushjen e përgatitur me salçiçe, shtohen edhe brokoli e ravioli e pastaj përzihen me tel kuzhine.

Lyejmë tavën e baltës me vaj dhe hedhim masën e përgatitur. Pjesa qendrore mbulohet me rrathë mocarele, përreth renditen domatet e vogla dhe ena futet në furrën e nxehtë në 200 gradë, për t’u pjekur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.