Kush ishte dinosauri me gjemba?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Jo të gjithë dinosaurët ishin grabitqarë të mëdhenj si Tiranosauri, ose gjigandë si Apatosaurusi. Disa dinosaurë mbetën të vegjël derisa u zhdukën. Në fakt, disa nga dinosaurët më të vegjël që kanë ekzistuar ishin nga të parët që u përhapën nëpër botë, më shumë se 200 milion vjet më parë. Një nga ata, Pegomastaxi, me një nofull vetëm 2.5 centimetra të madhe, që e përdorte për të ngrënë bimë, është një nga më të vegjlit që janë zbuluar. Fosilet e këtij dinosauri janë gjetur në Angli, në Kinë edhe në Afrikë. Pegomastaxi, që do të thotë “Nofulla e madhe nga Afrika” është gjetur në Afrikën e Jugut në vitin 1983, por vetëm tani është identifikuar si një lloj i ri dinosauri. Në shkëmbinjtë e një mali në Afrikë, u gjetën mbetjet e një dinosauri me një sqep si ai i papagallit, me dhëmbë të mprehtë dhe një kafkë jo më të madhe se shtatë cen- timetra. Shkencëtarët e Universitetit të Havardit në Amerikë mendojnë se ai peshonte më pak se një mace shtëpiake. Ai kishte dhëmbë të mprehtë që mpreheshin duke u fërkuar njëri-tjetrin dhe që shërbenin për të shqyer gjethe. Dinosauri kishte edhe një kafkë me profil papagalli që e ndihmonte për të këputur fruta. Në fakt, ai kishte edhe dhëmbë të mëdhenj, por ekspertët thonë se i përdorte ato për vetëmbrojtje dhe jo për të ngrënë mish. Një karakteristikë tjetër e këtij dinosauri, deklaruan ekspertët, është trupi i tij i mbuluar me gjemba si ato të iriqit. Nëse kjo është e vërtetë, atëhere imagjinoni një iriq me dy këmbë që ecën në pyll për të ngrënë gjethe. Ky është Pegomastaxini.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.