Pse nuk keni kurrë kohë?

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Të mos vraposh gjithë kohën, për t’u lënë pak më shumë vend gjërave thelbësore; ky është arti i të jetuarit për disa dhe një objektiv i vështirë për t’u arritur, nga të tjerë. Testi ynë ju ndihmon të kuptoni se çfarë ju pengon të gjeni kohën e duhur për vete dhe për gjithçka që doni të bëni, që të arrini harmoninë në jetën tuaj. 1. Ndjenja e urgjencës shkakton te ju: a. Zemërim: Nuk jam i/e organizuar b. Dëshpërim: Nuk kam për t’ia dalë kurrë. c. Panik: Nga t’ia filloj? d. Eksitim: Një sfidë e re!

2. Në një ditë me devizën «Të mos bëj asgjë», çfarë bëni ju? a. Reflektoni b. Ëndërroni c. Flini d. Vini rrotull 4. Lënia e gjërave për më vonë, shërben edhe për... a. ...të mësuar atë që nuk di b. ...t’u shpëtuar punëve të detyrueshme c. ...të bërë një pauzë d. ...të bërë shumë gjëra njëherësh

5. Të kesh më shumë kohë për veten, por për çfarë? a. Për të menduar më mirë për të ardhmen. b. Për t’u kujdesur më shumë për të tjerët. c. Për të shijuar më shumë momentin e tanishëm

d. Për t’u kujdesur më shumë për veten

7. «Nuk kam kohë». Çfarë ndjenje apo emocioni i bashkangjisni këtij pohimi? a. Përtaci b. Ndjenjë faji c. Konfuzion d. Eksitim

8. Ju u bëni barrikadë njerëzve që jua hanë kohën kot: a. Duke mos i takuar b. Ah, sikur të kishit një zgjidhje! c. Duke shumëfishuar justifikimet për t’iu larguar d. Duke u marrë kohën e tyre

9. Çfarë shtrembërimi do t’i bënit kohës, nëse do të kishit mundësi? a. Ta ndalnit b. Ta ngadalësonit c. Ta shumëfishonit d. Ta përshpejtonit

10. Cili nga citimet e mëposhtme ju zgjon një ndjesi të veçantë?

a. «Të duash të fitosh kohë është kohë e humbur!» Pol Moro.

b. «Kohë e humbur është koha kur je në mëshirën e të tjerëve», Boris Vian

c. «Kohë pas kohe, duhet të bësh një pauzë mes të bërit asgjë», Zhan Kokto.

d. «Vetëm koha nuk humbet kohë», Zhyl Rënar.

11. Ç’kafshë do të zgjidhnit si mbizotërues të kohës: a. Shqiponjën b. Macen c. Ariun d. Peshkaqenin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.