Jam lidhur me një djalë të ri

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

e tij dhe sidomos, kur ia shikoja sytë e bukur me lot. Kështu, nga dhembshuria apo ndonjë gjë tjetër, ne u miqësuam shumë. Pinim kafe bashkë dhe, si pa e kuptuar, na kalonte gjithë dita së bashku.

- Ti je një grua e përsosur, - më tha një ditë ai, - Sa keq më vjen që ime më nuk mund të ecë, që dhe ajo të tregojë sa e zonja është! - Më parë, a punonte? - Po. Ka mbaruar shkollën e lartë dhe ka punuar disa vite si mësuese. Më pas, kur vdiq babi, ajo nuk e mori dot veten dhe nga ligështimi, u paralizua.

E kështu, bisedat tona ishin të këndshme dhe dalëngadalë, u bënë shumë të afërta. Ai më tregonte çdo gjë që bënte pasdite dhe unë, instiktivisht i tregoja çdo gjë që bëja. Filluam të tregonim edhe për gjërat e vogla. Madje, një ditë, kur më pa të mërzitur, ai e kuptoi menjëherë dhe më tha:

- Ç’ke që je e mërzitur? Ke probleme në shtëpi?

- Jam zënë me burrin - nuk e di si më dolën këto fjalë, por si duket isha shumë e mërzitur dhe mezi prisja të gjeja një njeri që të zbrazesha.

Jo qëllimisht e ula kokën në supin e tij dhe ai më përqafoi. Çdo gjë erdhi natyrshëm dhe pa asnjë sforcim. Ndjeva ngrohtësi dhe për disa çaste, nuk lëviza. Pastaj ngrita kokën dhe e pashë. Sytë tanë u ndeshën dhe kjo ishte një tjetër gjë që unë e bëra pa dashje. Ai u afrua tek unë dhe më puthi e unë iu përgjigja puthjes së tij. Menjëherë reflektova dhe u tërhoqa. Oh, jo! Ç’po bënim kështu?! Edhe ai u tërhoq.

- Më fal! - tha ai menjëherë. - nuk doja.

- Edhe unë kisha faj! Nuk duhet të të ngatërroja ty në këtë gjë...

- Jo s’ka gjë! Unë kisha faj! - tha ai përsëri.

- Mos ta zgjasim më se kush ka faj. Të dy u tërhoqëm nga njëri-tjetri instiktivisht...

Dhe mua, për çudi, më pëlqeu kjo puthje. Nga reagimi i tij kuptova se i pëlqeu edhe atij, por kjo ishte e pamundur të vazhdonte. Ai, nga mosha, mund të ishte djali im.

U ndjeva mirë, por reflektova menjëherë. Ishte një tërheqje nga momenti apo ishte një ndjenjë që po lindte nga afërsia që kishim krijuar në punë? Nuk e di se si mund të ndodhte një gjë e tillë.

Atë ditë u mundova të mos i rrija shumë afër, megjithëse ishte gati e pamundur sepse ne ishim mësuar të punonim bashkë e të ishim gjatë gjithë orarit të punës të pandarë. Ajo ditë kaloi në punë, por në shtëpi, unë isha shumë e stresuar. Me burrin nuk flisja nga zënka e mëparshme dhe në mendje kisha vetëm atë që ndodhi mes meje dhe kolegut aq të ri në moshë. Gjithmonë i kam urryer lidhjet me mosha më të reja, që i shihja në jetët e VIPave, ama tani ndjeja një si boshllëk në kraharor, por edhe kisha një dëshirë ta përjetoja përsëri atë moment.

Ditën tjetër nuk shkova në punë. Mora shefin në telefon dhe ai, pa një, pa dy, më tha se mund të rrija derisa të bëhesha mirë. Nuk mungoja ndonjëherë, kësh- tu që ai më dha leje pa problem. Pas pak më mori në telefon kolegu.

- Mirëmëngjes! Mora vesh se nuk je mirë. Çfarë ke?

- Jo asgjë, gjendje gripale. Ndoshta ndonjë virozë.

- Unë u shqetësova kur nuk erdhe në punë...

- Nuk ke pse të shqetësohesh, jam mirë. Faleminderit për telefonatën.

- Po ç’është ajo fjalë? Si do të punoj unë vetëm sot pa ty? - bëri një pauzë të shkurtër ai dhe më pas shtoi: - Uroj të jesh mirë nesër e të vish!

- Faleminderit! - i thashë shkurt dhe e mbylla unë e para telefonin. Qëndrova vetëm një ditë në shtëpi dhe dola në punë të nesërmen. Gjatë punës nuk i lashë shumë hapësirë, ndaj në pushim, kur po pinim kafen e drekës, duhej të flisja me të.

-Ajo që ndodhi ishte një shenjë. - tha ai. - Ç’shenjë? - Po ja, që tregon se ne jemi shumë të afërt dhe duhet të afrohemi edhe më tej.

Çdo fjalë e tij më bënte ta besoja edhe unë se nuk kishte kthim prapa.

- Unë jam e madhe dhe i di këto punë më mirë sesa ti. Këto gjëra janë të ndaluara dhe duhet të sillemi si të rritur e jo si fëmijë. E di se je i ri dhe mendon se je i dashururar, por këto janë kalimtare.

- Nuk ke pse të më ofendosh e të më thuash se jam fëmijë. Unë ta kam treguar sa i pjekur jam.

Nga kjo bisedë nuk u zgjidh asgjë. Shkova në shtëpi dhe kup- tova se akoma mendoja për të, ndaj vendosa të bëja çfarë të ishte më mirë, ose të veproja sipas rastit.

Kur ra rasti të shkonim në një udhëtim, ndodhi ajo që unë nuk e besoja se do të ndodhte. Edhe pse dëshiroja shumë të afrohesha edhe më me të, e dija se ishte një gjë që do të më sillte shumë telashe. Mirëpo, ia vlente. Ato dy ditë në Firence ishin dy ditët më të lumtura të jetës sime. Unë ndjehesha e dashuruar dhe ai, gjithashtu. Edhe ishte i ri në moshë, asgjë nuk prishi ky fakt. Ajo ndjenjë mes nesh ishte magjike dhe nuk do ta prishte asgjë në botë. Kur u ktheva në shtëpi, ndjehesha tepër në formë.

Aq shumë isha e përfshirë në këtë dashuri sa nuk kisha menduar se si do të veproja kur të kthehesha në shtëpi e të takoja burrin. Atë e kishte marrë malli shumë për mua. Edhe mua më kishte marrë, por jo aq shumë sa herët e tjera. Megjithatë, unë e doja dhe kisha një lloj dashurie që më tërhiqte gjithmonë drejt tij. - Si ia kalove, zemër? - Shumë mirë! U kënaqëm dhe tani ndjehem sikur kam rilindur - më dolën pa dashje më shumë fjalë seç duhej.

- Po punë, a mbarove të paktën? Ti po flet sikur kishe shkuar për pushime e jo për punë. - tha burri.

- Po, për punë, por edhe u kënaqa shumë, sepse ishte një vend shumë i bukur dhe më ndezi një magji si qytet.

Ai nuk dyshoi më tepër dhe kështu kaloi.

Kur u takuam në punë me kolegun, ndjehesha si një vajzë e vogël. Shkëmbenim shkime dhe mezi prisnim rastin të takoheshim e të rrinim afër njëri-tjetrit. Njëherë, pasi kishim bërë dashuri në një motel, i thashë:

- A ndjehesh si në fillim kur nisi kjo?

- Jo, - tha ai, - ndjehem më ndryshe. - Si më ndryshe? - Në fillim e nisa si një tërheqje e thjeshtë kolegësh, ndërsa tani ndjehem i dashuruar.

Edhe unë ashtu ndihesha dhe ndihem akoma. Kjo dashuri është përrallore në shumë kuptime. E para se vetëm në përralla ndodhin këto dashuri që nuk janë normale dhe e dyta, se ajo ka shumë magji brenda.

Ndoshta nga ana e tij, më vonë, jam e sigurtë për këtë, do të ketë zbehje dhe unë menjëherë do të tërhiqem që ai të gjejë fatin e tij dhe ta ndërtojë jetën ashtu siç duhet. Këtë edhe ia kam shprehur një herë, kur ai po shikonte një vajzë që punon në zyrën tonë.

- Për të dy, kjo dashuri ka një limit. Në momentin që ti do të kesh nevojë të shkëputesh, do të më thuash dhe duhet të ndahemi.

- Ç’janë ato fjalë? Unë të dua! - tha ai.

- E di se më do dhe unë të dua, por ti duhet të krijosh familjen tënde. Tani ndjehemi mirë, e di, por kur ti të duash, unë jam gati për të të lënë të lirë.

E çuditshme që burri im nuk ka nuhatur asgjë. Nganjëherë mundohem të kuptoj se si është e vërteta: Nuk e di apo nuk do që ta dijë? Nejse, tani jam e dashuruar dhe dua ta shijoj në çdo moment këtë dashuri; nuk dua të mendoj më gjatë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.