U martova, edhe pse isha impotent...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

e gënjeshtërt, ose të paktën kështu më duket mua.

Kur e kam parë për herë të parë Anilën, isha njëzetë e dy vjeç. Sapo kisha mbaruar shkollën e lartë. Njëri nga çunat e kursit, na kishte ftuar në ditëlindjen e tij. Aty, në atë dhomë të rrëmujshme dhe të zhurmshme, ishte edhe Anila. E dobët, por jo nga ato femrat që mendon se kanë gjithë jetën e tyre pa ngrënë. Anila ishte elegante, kishte klas, elegancë. Vura re flokët e gjatë, të pastër dhe të shndritshëm që i kishte kapur lart. I kishte të zinj sterrë. Kishte veshur një fund xhins dhe një pulovër përsipër. Aty ku mbaronte fundi, mund t’i dalloja pulpat e bardha dhe të bukura. Kishte veshur edhe një palë sandale, që sikur e bënin më të drejtë dhe më të gjatë. Kur fliste, luante shpesh dorën nëpër flokë. Nuk qeshte shumë, por as nuk dukej e sertë.

Kam qëndruar afërsisht një orë duke e parë atë me shumë endje. Ajo ishte nga ato vajza që të bënin shumë kurioz, por në të njëjtën kohë, edhe të frikësonte. Dukej qartë që ishte shumë inteligjente, ndaj dhe druhesha nëse do të isha në lartësinë e saj.

Por në fakt, unë nuk kisha llogaritur gjënë më kryesore. A kishte apo jo ajo një të dashur. Dhe kur më në fund, pas afërsisht një ore vëzhgim, mora guximin për t’i folur, pranë saj mbërriti një djalë që i hodhi dorën në qafë. Si mund të mos më kishte shkuar në mendje, që një vajzë e bukur si ajo, të mos kishte të dashur?!

Në atë moment, u afrua Arseni, shoku im i kursit. Më foli pak në përgjithësi dhe më pas më pyeti nëse po kënaqesha. I thashë që po rrija pak vetëm, sa të nxehesha pak. Dhe në atë kohë, ktheva sytë nga vajza që më kishte bërë si të çmendur. Arseni e vuri re, më kapi nga krahu dhe bëri sikur nuk kuptoi.

“Hajde të të prezantoj me kushërirën time!”, më tha.

Kur po afrohesha drejt saj, më dridheshin gjunjët. Arrija t’i shihja vetëm kurizin. Nga pulovra, dukeshin linjat e holla, ndërsa flokët e mbledhur, i zbulonin një qafë shumë aristokrate.

Kur Arseni e thirri në emër dhe ajo ktheu kokën, m’u duk pesëmijë herë më e bukur. Kishte një lëkurë të bardhë dhe buzë të kuqe. Ishte si një ëngjëll. Djali që kishte në krah, ishte i zakonshëm. Por mua më dukej si një fshesazhi përpara asaj mrekullie. Mendoja se ajo nuk duhet të rrinte me njerëz të zakonshëm, pasi nuk i përkisnin botës së saj.

Arseni po llomotiste kot. Mesa duket, po përpiqej që të na njihte. Gjatë katër vjetëve të shkollës së lartë, kisha vënë re që Arseni kishte në lloj admirimi për mua. Ne nuk është se kemi patur ndonjëherë shoqëri, përveçse përshëndetjeve sa herë që përballeshim. Por sa më shumë nuk flisnim, aq më shumë më dukej se Arsenit i rritej respekti për mua. Dhe ja, ku po...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.