Më kërkon të jap dorëheqjen...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

provë, për të zgjidhur kontratën me periudhë të pacaktuar, palët duhet të respektojnë një afat njoftimi prej një muaji, gjatë vitit të parë të punës, prej dy muajsh për dy deri në pesë vjet pune, prej tre muajsh, për më s humë s e pesë vjet pune.

- Këto afate mund t ë ndryshohen me marrëveshje me shkrim ose në kontratën kolektive të punës. Kur punëmarrësi ka kryer deri në gjashtë muaj pune, afati i njoftimit nuk mund të jetë më pak se dy javë. Afati i njoftimit është jo më pak se 1 muaj kur punëmarrësi ka kryer më shumë se gjashtë muaj pune.

- Afati i njoftimit për zgjidhjen e kontratës zgjatet, sipas rastit, deri në f und t ë j avës ose deri në fund të muajit. Zbatohet i njëjti rregull Duraj Law Firm Rr. "Kavajës", Pll. kur afati i njoftimit pe"Pienvis", K. 3, No. 11. Tirana-Albania

zullohet gjatë periudhës së paaftësisë për punë, shtatzanisë ose pushimeve të dhëna nga punëdhënësi. Kur njëra nga palët e zgjidh kontratën pa r espektuar afatin e njoftimit, zgjidhja trajtohet si zgjidhje e kont ratës me efekt t ë menjëhershëm.

- Neni 144 përcakton procedurën e zgjidhjes së kontratës s ë punës nga punëdhënësi: Pas kohës së marrjes në provë, kur punëdhënësi mendon t ë zgjidhë kontratën e punës, ai duhet të njoftojë me shkrim punëmarrësin të paktën 72 orë para takimit dhe të bisedojë me të.

- Punëdhënësi, gjatë kësaj bisede, i parashtron punëmarrësit arsyet e vendimit të parashikuar për t’u marrë dhe i jep atij mundësi për t’u shprehur. Zgjidhj a njoftohet me shkrim, brenda një afati nga 48 orë deri në një javë pas takimit. Kjo procedurë zbatohet edhe në rastet e zgjidhjes së menjëhershme të kontratës.

- Punëdhënësi që nuk r espekton procedurën e përcaktuar në këtë nen, detyrohet t’i japë punëmarrësit një dëmshpërblim prej dy muajsh pagë, që u shtohet dëmshpërblimeve t ë tjera të mundshme. Zgjidhja e kontratës në kundërshtim me këtë dispozitë mbet et e vlefshme. I t akon punëdhënësit të vërtetojë që procedura e përcaktuar nga ky nen është respektuar.

Konkluzioni përfundimtar lidhur me këtë rast është se juve ju lind e drejt a për t ë paditur i s hpunëdhënësin tuaj dhe në kërkesë padi duhet të kërkoni:

1. Dëmshpërblim në 12 paga mujore për zgjidhjen e menjëhershme dhe të pajustifikuar të kontratës së punës;

2. Dëmshpërblim me 2 paga mujore për mosrespektim t ë procedurës së zgjidhjes së kontratës së punës;

3. Dëmshpërblim me 1 pagë mujore për mosrespektim të afatit të njoftimit.

- Përfaqësuesi i kompanisë ka frikë se mos ju e padisni në gjykatë dhe prandaj ju kërkon që ju të jepni dorëheqjen. Unë ju këshilloj t ë mos e j epni dorëheqjen, pasi në rast se ju e bëni një gjë të tillë, nuk e fitoni gjyqin. Nëse jeni të interesuar për ta ndjekur këtë çështje, Studio Ligjore “Duraj” kryen të gjitha procedurat l i gjore dhe përfaqësim në gjykatë.

Përgatiti faqen:

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.