Më ka humbur libreza e punës. Si t’i gjej vitet e punës?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam F. Asllani emigrant në Bergamo. Më 20 dhjetor të vitit 2014 plotësoj moshën 65 vjeç. Në Shqipëri kam 21 vite punë me kontribute. Libreza e punës më ka humbur. Interesi im është: Ç’duhet të bëj që të gjej vjetërsinë e punës dhe çfarë dokumentesh më duhen për pension? A është e domosdoshme të kthehem në Shqipëri? tributive në arkivën e këtij i nstitucioni. Në rast të kundërt, në formularin e aplikimit Periudha Sigurimi, do të plotësoni në mënyrë kronologjike vitet e punësimit, fillim–mbarim, sipas formularit të mëposhtëm:

Periudhat e punes Vërejtje

Nr. Ndërmarrja/Institucioni / ish- Kooperativa/Firma kukapunuar Detyraqëkapatur Date e fillimit Data largimit

e- Për aplikimin për pension, sipas mundësisë që keni, mund të paraqiteni vetë ose të prokuroni një të afërmit tuaj për të aplikuar. Kushtet për përfitimin e pensionit dhe dokumentacioni që duhet të paraqitni është:

- Personat që kanë periudha sigurimi, kanë të drejtën e përfitimit të pensionit të pjesshëm të pleqërisë kur:

a) Plotësojnë moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeçe, për gratë;

b) Të kenë jo më pak se 15 vjet periudha sigurimi dhe jo më shumë se 35 vjet periudha sigurimi;

c) Të jenë tërhequr nga veprimtaria ekonomike;

Në rastin tuaj, do të përfitoni pension të pjesshëm pleqërie që është i barabartë në përqindje me raportin 21 vite që keni me 35 vite që nevojiten për pension të plotë pleqërie, pra, 60 për qind të pensionit të plotë. Dokumentacioni që duhet të paraqitni:

a) Dokumentet që vërtetojnë moshën dhe identitetin:

- Fotokopje e kartës së identitetit;

- Certifikatë e gjendjes familjare; - Dy copë fotografi. - Libreza e punës; - Vërtetimi i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj);

- Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qenien në punë.

- Vërtetim page, sipas të cilit është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994);

- Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.

- Fotokopje e Librezes se pagimit të energjisë elektrike. Për sqarime të mëtejshme, mund të drejtoheni me e-mail pranë INAS–ALBANIA me e-mail: n.balluku@inas.it ose tel: 003554531748 dhe cel. 00355665708074.

- Përshëndetje avokatit! Kam një pyetje dhe nuk e di se sa bën pjesë në fushën tuaj. Kam qenë i punësuar në një kompani deri para 6 muajsh dhe më paguheshin rregullisht sigurimet. Me ndërprerjen e punësimit që erdhi nga ana e punëdhënësit, fillova procedurën për përfitimin e asistencës së punës. Theksoj se në këtë punë nuk është se kam firmosur ndonjë kontratë pune dhe nuk kam marrë asnjë shkrim paraprakisht për largimin nga puna. Tani që ka muaj që jam larguar, i sh- punëdhënësi më kërkon të firmos dorëheqjen t i me. Cilat mendoni se janë arsyet që e kërkon këtë gjë ai? Nëse unë firmos, a më rrezikohet asistenca? Veç kësaj, a kam të drejtë ta hedh në gjyq, sepse s’më ka dhënë 3 rroga, me justifikimin se nuk ka lekë kompania? Ju falënderoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.