A mund të marr vizë, nëse më dërgojnë garancinë?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- A mund të marr vizë për Amerikë, nëse më dërgon një garanci një person i familjes time që ka mbi 13 vjet në Amerikë me dokumente të rregullta? Pres një përgjigje. Mirjeta.

- E nderuar Mirjeta! Sipas rregullave që publikon herë pas here Konsullata Amerikane në Tiranë në sitin e saj, ju mund të dërgoni në Konsullatën Amerikane këtu në Tiranë një letër ose ftesë ku duhet t ë shpjegoni udhëtimin tuaj. Jo se është e domosdoshme, por për të qenë më bindës. Kjo bëhet që ju të kualifikoheni për një vizë turistike. Duhet të jeni bindës kur t ë paraqisni synimet tuaja për të emigruar në Amerikë, duke demonstruar që keni lidhje të forta ekonomike dhe familjare në SHBA. Nëse ju i ndiqni rregullat siç duhet dhe plotësoni gjithë dokumentacionin e duhur, mund të merrni vizë, por më parë konsultohuni me Konsullatën Amerikane këtu në Tiranë.

- Përshëndetje zonjë/ zotëri! Zyra jonë është e specializuar edhe për çështjet e punës, përveç çështjeve të tjera, me të cilat u shërbejmë qytetarëve. Nga informacioni që ju jepni, kuptoj se ju nuk keni kont ratë pune me punëmarrësin dhe rrjedhimisht, kjo marrëdhënie pune trajtohet si “kontratë me afat të pacaktuar”. Kodi i Punës për këto raste parashikon procedurën dhe afati n e njoftimit se si zgjidhet një “kontratë me afat të pacaktuar”. Ligji i Zbatueshëm - Neni 141 sanksionon se: Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit.

- Neni 143 sanksionon se: Pas kohës së marrjes në

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.