Ç’kuptimkaëndrraime?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një vajzë 18 vjeçe. Kam një vit që shikoj ëndrra të frikshme. Mbrëmë kam parë sikur isha në makinë, e zhytur në llucë, në errësirë. Mundohesha të dilja, por më dolën përpara dy burra të panjohur dhe më shtynin makinën që të mos dilja e të fundosesha. Nuk e di a shpëtova nga këta dy burra, por më pas e shikova veten duke ecur me makinë në një mal ku ishte ditë. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem? - Një ëndërr e tillë tregon ankth, stres dhe një lloj shqetësimi, burimin e të cilit e dini vetëm ju. Makina e zhytur në llucë e burrat që ju shtyjnë, tregojnë ankthet tuaja. Po kaloni një periudhë të vështirë dhe nuk dini si të dilni nga kjo gjendje, ama po ju e keni veten në dorë që të dilni. Keni parë veten duke ecur me makinë, që do të thotë se çdo problem e ka një zgjidhje. Studioni burimin e ankthit tuaj dhe ëndrra tregon që ju mund ta largoni këtë stres apo ankth dhe të jeni më e qetë. Mos lejoni që ankthet apo streset që keni kaluar, t’ju lënë pa gjumë apo t’ju pengojnë të ecni përpara. Mjafton të mendoni që gjithçka ka kaluar, ose flisni me dikë që e keni shumë për zemër dhe do të çliroheni nga çdo e keqe.

E putha

- Në ëndërr kam parë një vajzë që realisht e njoh, por s’kam asnjë lloj ndjenje apo muhabeti me të. E pashë sikur isha duke ecur rrugës me të dhe e putha në buzë, duke i thënë që e dashuroja. Jam vërtet i habitur me këtë ëndërr. A ka ndonjë kuptim? - Ëndrra s’ka lidhje fare me vajzën që njihni. Rruga që bëni me të, përfaqëson drejtimin tuaj në jetë. Vajza është ajo pjesë e karakterit t uaj që përfaqëson pastërtinë, brishtësinë, gjallërinë dhe dëshirën për të krijuar intimitet. Shprehja e dashurisë ndaj vajzës, parashikon një të ardhme të mirë, pozitive, sukses, kënaqësi dhe harmoni në atë fushë që dëshironi ju.

Ndeza katër qirinj

- Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur shkova në një vend të shenjtë dhe ndeza katër qirinj, të gjithë të kuq. Dua të di kuptimin, ju lutem. Jam në pritje të shpjegimit tuaj. Ju falënderoj. - Qirinjtë kanë shumë kuptime, gjithmonë në varësi të pjesës tjetër të ëndrrës. Në këtë rast, ju nuk ndiheni mirë shpirtërisht dhe jeni në kërkim të qetësisë së humbur prej kohësh. Atëhere, së pari, ëndrra ju sugjeron t’i ndizni vërtet këta qirinj në një vend të shenjtë. Së dyti, qirinjtë e ndezur dhe të kuq simbolizojnë shpresën, qëndrueshmërinë, pathyesh- mërinë tuaj. Së shpejti, do të gjeni qetësinë dhe rehatinë që po e kërkoni prej kohësh. Gjithë të mirat!

Më qëlloi me shpullë

- Në ëndërr isha me një shoqen time dhe po pinim kafe. Ndërkohë, asaj i vjen një shoqe që mua më pëlqen shumë, por me të cilën nuk flasim në realitet. Ajo u ul afër meje dhe unë e shikoja i habitur. Ndërkohë, ajo më qëlloi me shpullë dhe unë, i tronditur nga veprimi i saj, u çova nga tavolina dhe ika. A ka ndonjë kuptim, ju lutem? - Sigurisht që ka kuptim. Qëndrimi në kafe me shoqen tuaj tregon dëshirën për t’u larguar nga streset e ditës dhe për të qenë i rrethuar nga paqja, argëtimi e nga njerëz që ju duan vërtet. Vajza që keni parë në ëndërr, tregon përsëri një lloj dëshire për ta pasur atë në jetën tuaj, por diçka ka ndodhur mes jush dhe është kthyer në një mur të madh ndarës. Shpulla e saj në ëndërr, ka lidhje me veprimin tuaj të ashpër. Ju i keni krijuar vetë vetes mure me atë vajzë. Jeni shumë krenar dhe nuk e ulni hundën. Nëse vazhdoni kështu, jo atë, por asnjë vajzë tjetër nuk do ta bëni plotësisht për vete. Shpulla e saj është një lloj ndërgjegjësimi që ju duhet t’i bëni vetes dhe të ndryshoni sjellje, për të pasur sukses me seksin e kundërt.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.