A shkakton dhimbje muskujsh mungesa e kolagjenit?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam dëgjuar të flitet shumë për kolagjenin, mungesa e të cilit në trupin tonë bën që të kemi më shumë dhimbje, sidomos te muskujt. Unë stërvitem rregullisht në një palestër dhe përgjithësisht, kam formuar trupin që dëshiroja. Problemi është se kam filluar të kem shumë dhimbje muskujsh. Një doktor që e pyeta, më tha se më është dëmtuar kolagjeni. Ku gjendet kolagjeni në ato që konsumojmë? Dhe, a është e vërtetë që mungesa e tij shkakton dhimbje muskujsh?

Mario, instruktor: - Doktori me të cilin keni biseduar rreth shqetësimit tuaj, ju ka thënë të vërtetën. Kolagjeni është një lloj proteine e cila ka një ndikim shumë të madh te muskujt, enët e gjakut, indet lidhëse, ligamentet dhe te lëkura. Kolagjeni zë pothuajse 25 % të të gjitha proteinave të trupit dhe shpesh, mungesa e tij, sidomos në muskuj, bën që personi të ketë dhimbje herë pas here, siç ju ka ndodhur edhe juve. Rigjenerimi i kolagjenit mund të bëhet me një regjim ushqimor, duke

Ish-i fejuari

- Ç’do të thotë të shikosh ish- të fejuarin çdo natë në ëndërr? Më është bërë vërtet persekutim, edhe pse realisht e dua dhe ishte një ndarje me forcë. Ka kaluar kohë dhe unë e shoh sërish në ëndërr. A ka ndonjë parashikim? - Është normale të shikoni ëndrra të tilla kaq shpesh, sepse ndarja, me sa kuptoj unë, është bërë pa dëshirën tuaj, përderisa ju shpreheni që e doni akoma. Ju s’e keni kaluar akoma fazën e rëndë që ndodh zakonisht pas një ndarjeje me personin e zemrës. Nuk e keni pranuar ako- marrë vitamina, minerale dhe suplementë që përmbajnë kolagjen. Kolagjenin mund ta gjeni kryesisht te këto ushqime:

- Peshku, i cili përmban niacine ose ndryshe vitaminën B3, e cila ndikon në rritjen e kolagjenit. Po kështu, kolagjen ka edhe toni, salmoni, troftat dhe farat e lulediellit.

- Pula përmban një aminoacid të quajtur lysine, i cili është burim për rigjenerimin e kolagjenit. Lysinë përmban dhe mishi i gjelit, djathi parmixhano, thjerrëzat, arrat, sardelet, soja dhe vezët.

- Nga frutat, më shumë kolagjen përmban portokalli, i cili ka vitaminë C. Kjo vitaminë lufton radikalet e lira që janë përgjegjëse për rrudhat dhe plakjen e shpejtë, por edhe për ripërtëritjen e muskujve. Ai riparon dhe tendos strukturën e lëkures, muskujve, ligamenteve dhe indeve. Pamjaftueshmëria e vitaminës C, sjell një lëkurë të thatë dhe problematikë, artrit i cili shkatërron kolagjenin. Ka edhe fruta të tjera që përmban kolagjen, siç janë luleshtrydhet, papaja, limoni dhe kivi. ma idenë se tashmë lidhja juaj ka përfunduar, është ndërprerë. Këtë gjë ju po e vuani akoma dhe s’e besoni me veten tuaj që nuk jeni me të. Pra, e gjithë ëndrra tregon dashurinë që keni ende për të dhe vuajtjen nga ndarja prej tij. Nuk parashikon ndonjë ngjarje në vazhdimësi, përveçse pasqyron gjendjen tuaj aktuale. Uroj që ëndrra juaj të jetë një ogur i mirë për bashkimin tuaj, meqenëse e doni akoma.

Po rregulloja flokët

- Kam parë v e t e n në parukeri duke rregulluar flokët. Më pas pashë motrën t i me të vogël që po bënte t ë njëjtën gjë, pra, po rregullonte flokët dhe po i bënte kaçurrela. - Flokët nëpër ëndrra kanë një kuptim të gjerë, por në rastin tuaj, ëndrra tregon vetëvlerësim, ide të reja e plane për të ardhmen, të cilat duken të mira sepse ju nuk shkruani ndonjë gjë negative, veçse rregullimin e tyre. Edhe për motrën vlen e njëjta gjë. Keni shumë vetëbesim, vlerësoni çdo gjë tuajën dhe ato që ju ndodhin përreth.

Stërgjyshja më dha gurë jeshilë

- Kam parë në ëndërr stërgjyshen time që s’e kam njohur kurrë realisht. Ajo m’u afrua dhe më dha disa gurë me ngjyrë jeshile. Më tha t’i bëja varëse dhe të mos i hiqja më nga qafa. Më pas m’u shfaq një hoxhë dhe më tha: “Shpreh një dëshirë dhe do të realizohet”. E thashë dëshirën, por nuk e mbaj mend se çfarë thashë, sepse nga habia e ëndrrës, u zgjova. - Stërgjyshja në ëndërr parashikon një të ardhme të mirë dhe të qetë. Gurët e gjelbër tregojnë shpresë, mirësi dhe fat të mirë për ju. Stërgjyshja tregon edhe një anë të karakterit tuaj, tregon se falë urtësisë, mençurisë dhe diturisë që keni, fati do të jetë me ju. Shfaqja e hoxhës, është një shenjë që ju tregon disa rrugë se si të realizoni ato dëshira apo projekte që ju duken të vështira për t’u realizuar. Pra, mos e humbni besimin, sepse është një ëndërr pozitive dhe jeni në rrugën e duhur. Vazhdoni kështu!

Përgatiti faqen: Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.