Kam frikë se i përkeqësohet sëmundja e sheqerit

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

muskul. Mendoj se pasi të bëni këto, ju do të ktheheni në normalitet. Ju uroj shëndet!

- Im vëlla ka probleme me pankreasin dhe, për pasojë, ka edhe sëmundjen e sheqerit. Është 45 vjeç, por është shumë i papërgjegjshëm dhe nuk i merr rregullisht ilaçet për sheqerin. Herë pas here ka dhimbje të padurueshme në bark, apo sipër barkut, si dhe dhimbje të pankreasit. Nuk di si të veproj me të, kam frikë se do t’i përkeqësohet më shumë sëmundja e sheqerit. Ju lutem, m’u përgjigjni. Faleminderit.

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: -I nderuar letërshkrues, më vjen mirë që shqetësimin e vëllait tuaj ju e perceptoni si shqetësimin tuaj dhe gjithashtu, demonstroni një sensibilitet vëllazëror. Edhe pyetjen që na drejtoni ne, unë do ta konsideroja një gjest fisnik nga ana juaj dhe po me të njëjtën ndjesi vëllazërore do të mundohem t’ju sqaroj rreth problematikës që ngrini në pyetjen tuaj. Fillimisht, do të doja t’ju thoja se është pak e vështirë për mua si mjek të kuptoj realisht lidhjen mes dhimbjeve të padurueshme që thoni, sidomos të pankreasit, me diabetin. E them këtë gjë sepse nga pikëpamja shkencore, dhimbjet e pankreasit nuk janë të shpeshta, janë shumë të rralla dhe kur ekzistojnë, ato përbëjnë emergjencë mjekësore sepse pankreasi dhemb kryesisht nga inflamacioni i tij ose pankreatitet apo nga patologji tumorale të vetë atij organi apo metastaza të ardhura nga drejtime të ndryshme. Të dyja këto gjendje, i nderuar mik, nuk zgjasin pafundësisht, nuk kanë ecuri kronike, ndaj duhen menaxhuar bashkë dhe tepër shpejt, në mënyrë që i sëmuri të mos invalidizohet apo të humbë jetën e tij. Ndaj, këto dhimbje që referoni, që zgjasin me periudha të ndryshme dhe sidomos në pjesë të ndryshme të barkut, duhet të marrin një përgjigje profesionale nga stafi mjekësor.

Ju këshilloj ta dërgoni me patjetër vëllain tuaj te mjeku i familjes dhe te specialisti përkatës, në mënyrë që të jetë më e qartë situata e tij shëndetësore, të marrin një përgjigje profesionale shqetësimet subjektive të sëmurit, të vlerësohet dhe të përcaktohet në mënyrë të detajuar dhe objektivisht, situata e tij klinike. Elementi më shqetësues që më preokupon edhe mua, ashtu si dhe ju, është fakti që vëllai nuk merr rregullisht barnat për diabetin, ndaj këtu më lejoni të ndalem pak. Nga eksperienca ime klinike disavjeçare, më ka rezultuar se pacientët që dëmtohen dhe invalidizohen më shumë nga sëmundja e diabetit janë pikërisht pacientët që neglizhojnë dhe refuzojnë marrjen e mjekimit. Nuk është aspak normale, aspak serioze dhe nuk është formë e denjë që një i sëmurë të mos kujdeset për veten e tij, të mos ndjekë këshillat dhe rregullat që i rekomandohen, të bëhet pjesë përbërese e mirë e trajtimit e shëndetit të tij. Ndaj, na takon të gjithëve që me vëllain tuaj të merremi jo vetëm nga pikëpamja profesionale, por edhe nga ana psikologjike. Ai duhet të bindet ashtu si ju jeni i bindur, që vetëm me trajtime bashkëkohore mund të realizohet një ndjekje e mirë e sëmundjes dhe mund të bashkëjetohet gjatë me këtë problem serioz të shëndetit që herët a vonë do ta “kafshojë” dhe do ta dëmtojë shëndetin e cilësinë e jetesës së vëllait tuaj. Ju falënderoj edhe një herë dhe shpresoj t’ju kem ardhur sadopak në ndihmë për këtë çështje që ju preokupon prej kohësh. Të shkuara vëllait dhe uroj t’ju kthehet qetësia familjare!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.