Më djegin e më kruhen sytë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

kruhen. S’i kuptoj këto shqetësime që më ndodhin te t ë dy sytë. Pres një përgjigje nga ju. Jam 45 vjeçe.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: - Ankesat tuaja janë të shumta dhe duhet të zgjidhen një nga një. Fillimisht, duhet të qetësojmë ankesën e kruarjes dhe të djegies, e cila mendoj se është pjesë e një diagnoze në sytë tuaj që quhet Conjuctivit akut. Kjo qetësohet me një antihistamin topikal colir tre herë në ditë, 2 pika në sytë si dhe i kombinuar me një antibiotik topikal colir me pika në të dy sytë, edhe ai tre herë në ditë, 2 pika në të sytë, t ë distancuar t ë 2 medikamentet ½ orë nga njëri-tjetri. Pasi të ketë kaluar situata e kruarjes dhe e djegies së syve, atëhere do të bëjmë një vlerësim të shikimit tuaj për larg në sy, vizitë okulistike, ku do të përcaktojmë kemi apo jo nevojë për syze për larg (për televizor).

- Nëse keni një defekt refraksioni për larg, ju do të pajiseni me syze që kryesisht do t’ju stabilizojnë shikimin për televizor dhe më pas rekomandohet edhe mbajtja e tyre gjithë ditën. Nëse ju ndiqni këto 2 strategji gjatë trajtimit tuaj (me medikamente për infeksionin dhe me pajisjen me syze), do të qetësoheni menjëherë. Edhe dhimbja e kokës do të minimizohet shumë, pasi mund të ketë lidhje drejtpërdrejtë me këto shqetësime. Faleminderit për pyetjen tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.