Kujtime

Intervista - - POSTA -

I heshtur në cepin e dhomes me një bllok të vogel në dore qendronte pa fjale kjo zemra ime e lenduar! Edhe bllokun e hapa me ngadalë, diçka kerkoja pa kuptime më duket se ti je aty dhe unë të flas me shpirtin time! Por ti papritur më zhdukesh dhe as pergjigje nuk më kthen dhe un kerkoj faqen tjetër ndoshta aty do të të gjej... Aty lexoj dy fjalë dhe lotet dot s’i mbaj, të të them të dua shumë dhe të lutem kthehu në jetë. Dikur aty kishe shkruar ti, tani unë bashkë me dhimbjen e mbaj në zemër, siç më ke thënë ti. E mbaj aq pranë zemrës, shtrënguar thellë në shpirt, se të dua të kthej në shpirtin tim.

Kush je ti... njeri? Në kurrizin e kohës një ecje kureshtare kush je ti, njeri? Si një vështrim i humbur përtej nga një dritare, vallë ku është ai? A nuk sheh se të përndjekurit e dikurshem bëhen sot Ndjekesit Gjakatarë? Vallë si duron kjo Tokë e kjo Bote, ku jetë e vajet mbi fëmijë të vrarë? Trokitin shtrengata, bastisen shpirtëra, dhunohen jetë e askush nuk përgjigjet, ta them që vritet, zhduket e mbytet, ai që përpiqet në këmbë të ngrihet. Si ecen e di? Ti njeri... lëkundur diku brenda një hendeku mes revoltes dhe heshtjes, unë habitem përse duke kërkuar përjetësinë, ekzistencën tënde po ia dhuron Vdekjes? Ke parë parë brenda vetes sikur unë, ti je gjithçka, çfarë kërkon në askund? Ti je në jetë një mrekulli e vërtet që për fat të keq... Veten e vret... Braktisur je nga Krijuesi që krijove, e Zot nuk gjete në qiejt që kërkove, brenda shpirtit vallë si nuk pe? Të vërtetën tënde do të gjeje atje... Në kurrizin e kohës një ecje kureshtare, kush je ti... Njeri? Sikur të dija se mbanë do ia dilje, i qetë do të flija tani.

Dhori Caushi, stomatologu që shërbeu në qytet të ndryshme dhe spikati me punën e tij të palodhur. Në qytetin e Lushnjes banonte familja e mjekut Mihal Caushi. Ai lindi në vitin 1939, shkollen fillore dhe unike i kreu në qytetin e Ersekës, mbas mbarimit të shkolles unikte ai vazhdoi teknikumin mjekësor në degën e stomatologjisë. Mbas mbarimi të shkollës së mesme punoi në qytetin e Vlorës, Ballshit, Fier. Kreu shërbimet ushtarake në qytetin e Kavajës, mbas mbarimit të shërbimit ushtarak, vazhdoi studimin e lartë në Universitetin e Tiranës, Fakultetin e Mjekësisë, degën e Stomatologjisë, me rezultate shumë të larta. Emërohet mjek stomatolog në Fier. Qytetarët e Fierit do ta mbajnë mend si stomatologun që ka mjekuar mijëra njerëz dhe si njeriun gojëmbël e fjalëpakë. Stomatologun Dhori, shumë pacientë e falënderonin, kjo ishte mirënjohja për atë çka ai i kishte shërbyer qytetit të Fierit. Më vonë transferohet në Tiranë pranë Universitetit të Tiranës ku punoi për një periudhë të shkurtër. Vitet 1990 e gjejnë stomatologun në emigracion në Greqi në qytetin e Athinës, ku punoi dhe jetoi për një periudhë të gjatë. Mbas kthimit nga emigracioni, stabilizohet në Tiranë. Stomatologu Dhori Caushi kishte një autoritet në fushen e stomatologjisë. Muaj të gjatë të lëngimit dhe lufta me jetën përfunduan për stomatologun Dhori Caushi. Ai do të mbahet mend për humanitetin e pakursyer, për profesionizmin dhe korrektësinë në udhëtimin e detyrës ku ka lënë gjurmë në jetën e njerëzve. Stomatologu Dhori Caushi ishte model i njeriut human fjalëpakë, sakrifikues dhe punëtor. Familja dhe shoqëria do të kujtojnë me respekt dhe dashuri stomatologun Dhori Caushi. Anesti Caushi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.