Dashurisë time...

Intervista - - POSTA -

Një filxhan dua të jem dhe kafe ti jap buzëve të tua. Kështu sa herë do ta pish do të më puthësh mua. Dhe do ta kuptosh sa shumë ty të dua.

Dhe një herë, gjithë fjalori i botës dot nuk më mjafton për të të shprehur sesi ndihem kur ti më vështron. Më shih dhe një herë në sy dhe do të lexosh sa shumë të dua unë ty.

Mos vallë ëndrrat janë zanë mali që magjepsin barinjtë e ngrijnë lumenjtë? Mos vallë janë yje që duken kur nga qielli shkëputen e veç një Zot e di ku mbeten? Mos vallë ëndërrat janë belbëzime bebesh, që mundohen të flasin e smunden dot? C’janë ëndërrat vallë, ç‘janë? Mos vallë edhe jeta është një ëndërr? Një ëndërr e jetuar dhe pret kot e kot?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.