Me cilën shenjë mund të jetë mik një Ujor?

Intervista - - HOROSKOPI -

miq, pa grindje dhe shamatara, sepse nuk është në karakterin e tyre. Ata nuk do të investojnë kurrë në këtë lidhje aq shumë sa të vuajnë më pas nga ndarja.

UJORI- AKREPI

Miqësia mes Ujorit dhe Akrepit nuk është e këshillueshme. Ujori inteligjent dhe dinak do të përfitojë me siguri nga naiviteti i Akrepit dhe ky i fundit, do ta kuptojë me kalimin e kohës. Në një mbrëmje, Ujori mund të tallet lehtë- sisht me Akrepin, për t’u dukur në sytë e të tjerëve. Akrepi do të kujtojë se është një shaka e thjeshtë, por më vonë, do të kuptojë keqdashjen e Ujorit. Me një fjalë, kjo miqësi nuk është e këshilluar, sidomos për të mirën e Akrepit.

UJORI- BRICJAPI

Ujori dhe Bricjapi mund të jenë miqtë më të mirë të botës, sepse e vlerësojnë reciprokisht njëri- tjetrin. Secili ka cilësi që plotësojnë ato të tjetrit. Binomi Ujor- Bricjap është shumë i mirë për të pasur sukses në mësime, për të luajtur me letra, ose për të fituar një turne tenisi dyshe. Në një mbrëmje mes miqsh, të gjithë do ta kenë zili miqësi në dhe mirëkuptimin e Ujorit dhe Bricjapit. Kjo miqësi mund të transformohet nganjëherë në një histori të bukur dashurie.

UJORI- UJORI

Dy Ujorë janë bërë për të qenë miqtë më të mirë të botës. Ata janë të gat- shëm për të bërë shakara, duke kaluar momente të bukura së bashku. Bile nganjëherë e teprojnë deri në atë pikë sa mund t ë humbasin gjithë miqtë e tjerë dhe të mbeten vetëm të dy, gjë që nuk i shqetëson aspak. Ata mund të shkojnë bashkë në kinema, festa, klabe, pra, mund të zbaviten dhe të kalojnë momente shumë të këndshme së bashku.

UJORI- PESHQIT

Nuk rrezikon të mërz- itesh nëse ke një Peshqit dhe një Ujor në grupin tënd të miqve. Që të dy janë fantazistë dhe kanë gjithmonë histori zbavitëse e aventura për të treguar gjatë bisedave me shoqërinë, të cilat u pëlqejnë të dyve. Peshqit dhe Ujori kanë shije shumë të ndryshme dhe mund të ndjehen mirë edhe duke pirë një kafe, ose duke vajtur në teatër, apo duke shëtitur në natyrë. Ujori gjithashtu mund ta tërheqë mikun e t i j Peshqit në ndonjë mbrëmje bamirësie, të cilat i pëlqejnë aq shumë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.