Kastro:

Intervista - - FAQE 1 -

Ta njohësh krejt siç është, është thuajse mision i pamundur dhe këtu qëndron edhe e veçanta e tij. Por, kur vjen puna tek ata që ka më të shtrenjtë, Klevin mund ta lexoni si një libër të hapur, njësoj si në “Papalove”, ku larg skupeve, çmendurive e delirit, Kastroja sjell në vargje gjithë çfarë mund të mallëngjejë një zemër njerëzore, dashurinë midis të qenit fëmijë dhe prind...

Alma Buci: - Dhe vjeshta, veç të tjerash, sjell një klip nga Kastro… “Papalove” është një ninullë kushtuar më shumë fëmijëve (Dankan dhe Nia) apo prindërve?

- Një dedikim i bërë të dyja palëve, ku personifikohet secili nga ne.

Kastro:

- Ke bërë muzikë, ke bërë televizion, ke bërë spektakël, ke bërë edhe fëmijë... Cila është gjëja që mendon se di të bësh më mirë?

- Mendoj se në jetë, njeriu duhet të bëjë çdo gjë, mjafton që ta bëjë me dëshirë dhe pasion.

- Sa i pranishëm është në

jetën e dy fëmijëve Klevi, babai i tyre?

- Duke ditur rrjedhën e ngjarjeve, unë jam prezent sa më shumë që të jetë e mundur.

- Ke qenë një baba i përkushtuar deri në ndërrimin e pelenave?

- Në fillim, jo edhe aq, por njeriu disa instikte i ka të brendshme e të lindura dhe me kalimin e kohës, sigurisht që mundohesha të jepja kontributin tim.

- Vit pas viti, sa të ndryshuar e gjen veten?

- Njeriu është në një metamorfozë të vazhdueshme dhe në ndërrim ciklik lëkurash, kështu që, sigurisht, e ndjej veten të ndryshuar në shumë drejtime, për mirë.

- Mëkati yt i preferuar...

- Të keqtrajtoj lepujt.

- Çfarë u ke zili njerëzve të thjeshtë?

- Mundësinë që ata kanë për të ngrënë qoftë edhe një qepë të njomë rrugës.

- Në pikën ku je sot, çfarë ka fuqi të të tërheqë vëmendjen?

- Pothuaj asgjë. Eksperiencat e shumta jetësore, ndonjëherë të heqin dëshirën për të bërë shumë gjëra. Por, kryesisht, një domate e kalbur, sigurisht që më tërheq vëmendjen.

- Një ide tjetër për të cilën do të të duhej hapësirë televizive?

- Shumë shpejt, konkretizohet në një projekt shumë të mirë...

- Ku të gjen mbrëmjeve?

- Këtë periudhë, kryesisht pranë shtëpisë apo familjarëve. Periudhë e qetë...

- Nga se ke frikë?

- Nga një krijesë me katër kokë që nxjerr dhallë nga goja e mbushur me lesh dhie. Nga ato dhitë e Karpateve...

- Miku më i ngushtë?

- Për momentin, telefoni.

- Hera e fundit kur je kapur me grushta...

- Nuk para ndodh, por edhe nëse ndodh, të tjerët kapen për mua.

- Shkon në palestër?

- Jo, por do të doja shumë. Shpresoj të shkoj shumë shpejt.

- Sa defekte i numëron vetes?

- Pafund. Por, ato të bëjnë perfekt.

- Çfarë gatuan më mirë?

- Kryesisht, pasta, por shumë gjëra.

- Me kë e pi kafen e mëngjesit?

- Zakonisht, vetëm, por në varësi të punëve, varion me njerëz të ndryshëm.

- Skuadra e zemrës?

- Partizani dhe Lazio.

- Sharja e preferuar?

- Të q... robt.

- Kur ndodh të shash?

- Shpesh. Ndonjëherë, edhe pa ndonjë arsye.

- Dimrit, fle me çorape?

- Varet, por kryesisht jo, se sheh ëndrra të këqija.

- I ha thonjtë?

- I ha shumë. Ves i fëmijërisë.

- Gërhet në gjumë?

- Ndonjëherë, kur e teproj me duhanin. Kryesisht, jo.

- Të zë gjumi duke lexuar?

- Jo, kryesisht, duke parë televizor.

- Sa vonohesh në dush? - Pak. Jam fan i vaskës. - Merr lekë borxh? - Si të gjithë. Sigurisht që po.

- Je një gënjeshtar i mirë apo i keq?

- Shumë i mirë, por në raste të rralla.

- Formula jote e të ndjerit mirë? - Fli dhe zgjohu tjetër njeri. - Kur e ke marrë patentën? - Asnjëherë. - Nëse do të mund të zhdukje vetëm diçka nga faqja e dheut, çfarë do të zhdukje? - Lopët me brirë. - Të menduarit e thellë dhe ndonjëherë edhe meditimi, e përmirësojnë apo e ndërlikojnë jetën?

- Kjo është në varësi të mendimit, por kryesisht, e përmirësojnë.

- Diçka që ka lënë shenjë te ti...

- Një rrezikim mbytjeje në det, kur isha i vogël.

- Cila është gjëja që në mënyrë absolute nuk do të ishe në gjendje ta bëje?

- Pothuaj asgjë. Çdo gjë do të mund ta ribëja.

- Je i dashuruar në këtë moment? - Top secret. - “Aromë gruaje” do të thotë...

- Përzierja e sapunit Duru me çokollatën Hilal.

- Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?

- Nuk e mbaj mend. Besoj se nuk ka shumë kohë.

- A vë baste?

- Dikur, shumë. Tani, pak, shumë pak.

- Çfarë ke në xhep tani?

- Jam me brekë, nuk kam gjë.

- Çfarë do të të bënte ta humbisje kontrollin?

- Mbase aroma e një flladi të lehtë pishash në një muzg shtazarak.

- Cila është femra me të cilën ia vlen të martohesh?

- Nuk e di. Mbase macja ime e ndjerë.

- Jetojnë më gjatë të mar-

tuarit apo beqarët?

- Besoj, bashkëjetuesit.

- I ke zili të martuarit?

- Ndonjëherë, po, por e kaloj duke pirë qumësht të ngrohtë.

- Kë do të lije jashtë arkës së Noes?

- Një lloj fluture nga Kongoja Lindore.

- Një mesazh drejtuar Fullanit... - Nuk ia kam numrin. - Nora Istrefit? - “Nora, mos i trego njeriu që je shtatzënë”. - Papës? - Të fala.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.