Adelina Tahiri:

Nuk më kanë rrahur

Intervista - - FAQE 1 -

Lidhja e saj me ish- të dashurin e këngëtares Anjeza Branka, i çuditi të gjithë, jo vetëm për faktin se Anjeza kishte shumë kohë me djalin në fjalë, por edhe se dukej e vështirë për t’u besuar që ai të ishte tipi i preferuar i meshkujve për Adelinën. Ç’është e vërteta, lidhja e tyre nuk u prit mirë edhe nga fansat e Anjezës, por duket se ata nuk janë të vetmit që nuk e honepsin dot çiftin e ri. Vetëm disa ditë pas publikimit të lidhjes së tyre, u fol se Adelina me të dashurin ishin rrahur nga ishi dashuri i saj.

Ky lajm u përhap më shpejt se vetë l ajmi për lidhjen e tyre, por nuk vonoi shumë që vetë Adelina të dilte dhe të mohonte gjithçka ishte thënë rreth saj, duke e konkretizuar këtë edhe me një foto çasti të sajën, që të tregonte se ajo ishte shumë në rregull dhe se nuk ishte rrahur nga ish-i dashuri, ashtu siç ishte folur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.