Për Zanfinën, Leonora Jakupi është rahmetlie

Intervista - - JAVA VIP -

Edhe pse kanë kaluar shumë vite tashmë që nga sherri që ndodhi mes këngëtareve Adelina e Zanfina Ismajli me Leonora Jakupin, duket se mëria dhe inatet ruhen ende të freskëta si të kishte ndodhur gjithçka dje. Vitet nuk kanë bërë shumë punë në zvetënimin e sherrit duke bërë që ai të harrohet, përkundrazi, akoma edhe sot, ai gjen vend për t’u kujtuar pasi Zanfina, motra e Adelinës, është shprehur për Leonorën se “nuk dëshiron të merret me rahmetlie (njerëz që nuk jetojnë)”. Zanfina zakonisht ka një formë komunikimi me fansat e saj në Facebook ku ajo iu përgjigjet pyetjeve të tyre dhe kështu, zhvillon bisedë me ta. E ndërsa është pyetur nga njëra prej fanseve në lidhje me prezencën e saj gjatë incidentit me Leonorën, Zanfina ka zgjedhur si përgjigje diçka aspak të këndshme, duke thënë se nuk dëshiron të merret me rahmetlie. Sa keq vajza, që në vend që ta shuani konfliktin, e ushqeni akoma atë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.