Eltina Minarolli: I besoj vetëm vetes!

Intervista - - FAQE 1 -

Sa herë intervistoj Eltinën, marr një njdesi shumë pozitive prej saj. Një vajzë e talentuar, e thjeshtë dhe me një botë tepër të pasur shpirtërore, e cila këngën e fundit ia ka kushtuar mbesës së saj. Një këngëtare si Eltina, jam shumë e sigurtë që është një plus i madh për muzikën e mirëfilltë shqiptare. Shijoni bisedën me të... Njihni botën e Eltinës...

Mia.B: - Pse janë blu kristalet në këngën tënde, Eltina?

Eltina Minarolli: - Kristalet blu simbolizojnë sytë ngjyrë blu. Janë sytë ata që ndonjëherë flasin më shumë sesa fjalët. Nëpërmjet syve mund të arrish të dallosh gjendje të ndryshme shpirtërore dhe unë këtë ndjesi e përjetova kur u bëra teze për herë të parë. (Buzëqesh) Kjo këngë është një dedikim personal kushtuar mbesës sime Olivia Grace e cila është amerikane. Shikimi i parë i syve të saj blu që më dhuroi, më dhanë një emocion të papërjetuar ndonjëherë. Si dy kristale blu, më çuan në kaltërsinë e qiellit, në thellësinë e oqeanit. Më inspiruan, më dhanë ndjenjë shpirtërore, sinqeriteti, paqe dhe dashuri. Pata fatin e mirë të ndodhesha në SHBA që në momentin e parë që ajo erdhi në jetë dhe gjithë këtë ndjesi e kam hedhur në nota muzikore nga ku doli dhe kënga “Kristalet blu”! (Buzëqesh)

- Çfarë je në gjendje të bësh me një kitarë në duar?

- Mund të bëj shumë veshë të dëgjojnë tingujt qëdalin nga loja ime në kitarë. Mund të bëj shumë sy të më shohin teksa performoj me të në dorë, por nuk përjashtoj mundësinë që të bëj dhe disa zemra të rrahin fort teksa luaj në kitarë dhe këndoj. (Qesh) Kitara është nga ata instrumente që mund të tregojnë shumë nëpërmjet tingujve që lëshojnë telat. E dashuroj, edhe pse kohët e fundit nuk i kam kushtuar vëmendjen e duhur, për shkak të impenjimeve. Pa diskutim, ajo është pjesë e frymëzimeve të mia muzikore, në çdo moment.

- Me çfarë do të doje ta sfidoje veten artistikisht e profesionalisht?

- Une e sfidoj veten çdo ditë artistikisht, duke tentuar të provoj zhanre të reja muzikore. Bëj pikturë, bëj fotografi e provoj sporte të ndryshme, kështu që jam pothuajse çdo ditë në sfidë me veten.

- Je mërzitur ndonjëherë duke kënduar?

- Këngën e muzikën, e dashuroj. Jam rritur me të qëkur isha e vogël dhe, sa e kam përkëdhelur, aq edhe më ka përkëdhelur. Bashkë kemi kaluar të gjitha gëzimet, hidhërimet dhe emocionet, qofshin ato pozitive apo negative. Kënga është inspirimi im dhe prehjen e gjej vetëm aty, kështu që do ta cilësoja si thesarin më të sh- trenjtë që kam sepse më bën vërtet të lumtur. Akoma nuk e kam menduar në gjithë këto vite karriere se si do isha unë pa këngën, pa muzikën! E kam në shpirt.

- Si nis ideja e një kënge e më pas, e një klipi për ty?

- Zakonisht, më ndodh të frymëzohem në një ditë të zakonshme nga shkaqe e arsye të ndryshme dhe ashtu, e inspiruar, menjëherë më lindin tingujt e parë të melodisë. Pasi krijohet kënga, filloj ta mendoj se si mund ta përcjell më mirë këtë emocion dhe mesazh. Videoklipi është mënyra më e mirë për ta dhënë të plotë mesazhin që kam dashur të përçoj nëpërmjet këngës dhe kështu, në harmoni të plotë, bashkohen të gjithë komponentët.

- Ka ndonjë person me të cilin nuk ke patur mundësinë të punosh, por do të doje të punoje?

- Kam pasur rastin dhe fatin të punoj me më të mirët përsa i përket Shqipërisë dhe nuk kam ndonjë peng, por më pëlqen kur bashkëpunoj. Më pëlqen të ndaj idete e mia me bashkëpunëtorë të talentuar sepse normalisht, edhe puna, në fund, shpërblehet pozitivisht!

- Një këngë që nuk është për shijen tënde...

- Oh, më mirë të mos ia nis të numeroj sepse lista do të bëhet shumë e gjatë. Nuk e kuptoj pse shumica po mundohen të përsërisin njëri-tjetrin dhe nuk po sjellin asgjë të re. Talente ka plot dhe përditë po na suprizojnë të rinj. Kemi nevojë për kreativitet dhe muzikë të mirë. Mungon!

- Si e konsideron veten El-

tina në muzikë?

- Ah, këto momentet kur duhet të flas për veten, janë pak të sikletshme! E kam nisur me shumë dashuri, pasion dhe me profesionalizëm këtë rrugëtim pasi kam studiuar rreth tetë vite shkollë muzike. Mbaj mend, më duhej të rrija deri në orë të vona në shkollë duke studiuar vetëm për të arritur më të mirën. Harroja familjen, shoqërinë dhe argëtimin, vetëm për t’iu kushtuar dashurisë sime, muzikës. Çdo sakrificë më është shpërblyer dhe ndihem krenare për veten sepse kam arritur gjithçka vetë, pa u bërë pjesë e kompromiseve të ndryshme që ndodhin në rrethin artistik. Kjo më bën të ndihem më e sigurtë për çdo hap të hedhur. Mbështetja e familjes dhe e miqve të afert ka qenë shumë e rëndësishme. Tashmë e konsideroj veten me krenari, një profesioniste të formuar që po ndërton karrierën e saj artistike. E mira s’ka fund dhe unë jam gjithmonë në kërkim të saj, prandaj nuk kënaqem me kaq. Për mua, është akoma pak. Jam gjithmonë duke punuar pa lodhje, për të qenë në një të ardhme një artiste që do lërë gjurmët e saj në muzikën shqiptare! Pse jo, edhe përtej Shqipërisë.

- “Këngëtarja shqiptare e përmasave botërore”, thuhet në titullin e njërës prej intervistave të tua. Të miklon apo të vë në siklet?

- ( Qesh) Sinqerisht, kam qeshur edhe vetë kur e kam lexuar këtë titull! Sigurisht, çdo fjalë e bukur të bën të ndihesh mirë, por shprehja “e përmasave botërore” ka goxha përgjegjësi dhe unë nuk dua t’i marr përsipër! Ndoshta këta tituj kanë ardhur për shkak të punës sime të vazhdueshme, por nuk dua ta ekzagjerojmë. Unë jam akoma në kërkim dhe në punë për të arritur e merituar plotësisht titullin e “përmasave botërore”! (Buzëqesh)

- Një talent tjetër me të cilin je bekuar, veç këngës...

- Çdo ditë zbuloj një talent të ri! Pikturën e kam pasur qejf që e vogël madje në fillim, para se t’i drejtohesha profilit të muzikës, kisha menduar të vazhdoja si piktore, por pastaj gjatë rrugës ndryshova. Më pas, provova baletin dhe formova grupin tim prej katër vajzash në gjimnaz, por nuk zgjati shumë sepse fillova të dashurohesha me aktrimin! Fotografia është një profesion që e kam bërë për qejf dhe ka rezultuar shumë i mirë. Tani, do provoj ndoshta të rregulloj ndonjë makinë. Me siguri, do t’ia dal mbanë edhe këtu. (Qesh)

- Je okej me të qenit person publik?

- Jam shumë OK, edhe pse ka goxha përgjegjësi.

- Ka diçka që nuk të pëlqen në këtë pikë?

- Hëm, nuk ke privatësinë e nevojshme. Shpeshherë bëhesh objekt bisedash dhe pjesë historish të trilluara. Edhe pse mundohesh të jesh indiferente ndaj këtyre trillimeve, ndikojnë në humorin e ditës.

- Do të doje që edhe partneri të ishte këngëtar?

- Nuk e kam menduar fare. Nuk është se do t’i thoja “Jo”, por më mirë një këngëtar i vetëm në familje sesa dy. Do kisha preferuar të ishte i një profesioni ndryshe nga i imi, por këto janë plane të Zotit dhe unë nuk mund të parashikoj asgjë! Për sa kohë të mbizotërojë dashuria dhe sinqeriteti, profesioni i partnerit nuk është i rëndësishëm.

- I bën kjo gjërat më të lehta?

- Edhe po, edhe jo. Ka të mirat dhe të këqiat e veta sepse gjithmonë midis dy këngëtarëve do ketë debat. Nuk para ndodh që të dy të ndajnë të njëjtat mendime, por nga ana tjetër është mirë sepse një këngëtar mundet ta kuptojë punën tënde më mirë se kushdo tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.