John Van Ride: Pse me Gerten?

Intervista - - FAQE 1 -

Nga emri, me sig uri do mendoni se bëhet fjalë për ndonjë personazh të huaj, por ky është emri i tij i artit. Po flasim për dj John Van Ride, i cili emrin e vërtetë e ka Joanis. John ka pothuajse 10 vjet që ushtron profesionin e Dj-t, që e ka filluar në Greqi, ndërsa tani po i kushton rëndësi edhe suksesit në territorin shqiptar. Kështu, John ka publikuar klipin e tij të parë në bashkëpunim me Gerta Mahmutajn. Ata vijnë me një këngë mjaft dehëse të titulluar “Pija me emrin tënd”. Dhe, bashkëpunimi i tyre nuk ishte krejtësisht rastësor pasi ata të dy janë njohur në Crazy Calvin, aty ku edhe punojnë dhe, për ata që nuk e dinë ende, Johni është kunati i këngëtares Aurela Gace. Pse jo, në vazhdim do të presim edhe një bashkëpunim mes këtyre dy të fundit? Do ishte mjaft interesant! Deri atëherë, lexoni intervistën që kemi realizuar me John-in, i cili me siguri shumë shpejt do t’i shtohet listës së dj- ve të preferuar shqiptarë.

M. B. : - Joanis, të tjerët të njohin si dj. Po për vetë Joanisin, çfarë do më thoje?

John Van Ride: - Për veten s’do thoja shumë gjëra sepse do thoja vetëm gjërat pozitive ( buzëqesh) dhe ngaqë s’besoj se jemi perfektë, më mirë të flasin të tjerët për mua.

- Kur folëm bashkë, ndodheshe në Turqi. Ke arritur ta ushtrosh profesionin tënd edhe atje?

- Jo, në Turqi isha me pushime familjarisht. ( Buzëqesh)

- “Pija me emrin tënd” është videoja e parë me Gerta Mahmutajn, që të sjell ty para publikut shqiptar. Si u bëtë bashkë ju të dy?

- Po, ashtu është, ky është videoklipi i pare dhe uroj të ketë suksesin që dëshiroj. Me Gertën jemi njohur te Crazy Calvin ku Gerta këndon live. Më ka tërhequr zeri i saj, mënyra si perfomon dhe kështu erdhi ky bashkpunim mes nesh, i cili shumë shpejt do të pasohet nga të tjera...

- Pse me këtë lloj kënge?

- Unë si producent merrem me këtë kategori muzike, por nuk do të thotë që në vazhdim nuk do të ketë edhe produksione të tjera, në rryma të ndryshme të muzikës.

- Për ata që nuk e dinë, ti je vëllai i Skerdit, bashkëshortit të Aurela Gaçes. Ku ngjasoni dhe ku ndryshoni ti dhe Skerdi?

- Me vëllain mund të them se jemi pak tipa të ndryshëm, por si vëllezër, gjithmonë kemi një mirëkuptim dhe marrëdhënie shumë të mirë.

Në botën e dj....

- Për sa kohë ke qenë Dj?

- Tashmë janë bërë gati 10 vjet, por më të shumtën e kohës kam punuar në Greqi, në klabe ose në festivale që zgjasin dy ose tre ditë, nëpër ishuj...

- Performon në më shumë se në një vend brenda ditës?

- Ka ndodhur dhe kjo, që qysh në drekë është organizuar një beach party dhe në darkë përsëri kam qenë në një klab.

-

Çfarë bën për t’i nxitur njerëzit të kërcejnë?

- E para nga të gjitha është përzgjedhja e këngëve dhe e dyta, inpakti që mund të japësh nga skena si dj.

- Çfarë të bën ty ndryshe nga Dj- t e tjerë?

- Besoj se çdo Dj ka mënyrën e vet, kështu që vetvetiu çdo Dj është ndryshe nga një tjetër.

- Do të kishe dashur të ishe Dj në dasmën e min-

istrit Veliaj?

- Në fakt, një herë kam shkuar në një dasëm në Greqi për një mik shumë të ngushtë. Nuk shkoj nëpër dasma se me duket që s’ia dal dot, s’jam marrë asn- jëherë dhe besoj që s’jam aq i mirë. Vetëm për miqësinë do ta bëja këtë... ( Buzëqesh)

- Për sa para do të vije si Dj në dasmën time?

- (Qesh) Diçka mund të bëjmë...

- Sa është çmimi yt?

- Mund të pyesësh menaxherin tim. (Buzëqesh)

- Një e papritur e pakëndshme që të ka ndodhur gjatë punës...

- Njëherë, kur perfomoja, ka ardhur policia dhe na ka mbyllur muzikën pikërisht kur ishte ndezur atmosfera në kulmin e saj. Më beso, është diçka shumë e pakëndshme.

- Merr kërkesa nga të ftuarit në një vend?

- Po, ka ndodhur. - Ka një kod veshjeje edhe për Dj?

- S’e besoj që për dj të ketë një kod veshjejë. Zakonisht, Dj janë shumë më të thjeshtë dhe çdokush ka stilin e tij, si dhe unë kam stilin tim.

- Pi alkool gjatë punës?

- Ndonjëherë po, nganjëhërë jo, po dhe kur pi, pa e tepruar se gjatë perfomancesh duhet të kesh vetëkontroll.

- Cilat kanë qenë ndikimet në punën tënde?

- Kjo është një pyetje që e ka përgjigjen të gjatë ( buzëqesh), por do mundohem t’i bie shkurt. Që i vogël shkoja në Lice Artistik për saksofon, kështu që me kohën, një miku im në Greqi më futi mikrobin e Djit dhe nga hobi, kjo gjë m’u bë pasion.

- Cila do të ishte sfidë për një Dj?

- Besoj se sfida është me veten time që unë të arrij me produksionet e mia, të arrij të argëtoj njerëzit me muzikën që unë prodhoj dhe ata ta pëlqejnë atë. Kjo është një sfidë e madhe për mua.

- Cilin konsideron si momentin më domethënës e të veçantë në punën tënde?

- Ndër shumë perfomanca që kam pasur në Greqi, më kujtohet njëra që ka patur gati 7000 veta dhe ishte një atmosferë e jashtëzakonshme. Do të doja që këtej e tutje, të performoja në një publik edhe më të madh.

- Me çfarë e fillon zakonisht performancën në një klab?

- Varet... Në qoftë se je rezident, e filloj në varësi të njerëzve dhe, kur klabi është mbushur, atëherë filloi programin që kam përgatitur. Kurse, kur jam i ftuari i natës, filloj direkt me programin që kam përgatitur për atë natë.

- Çfarë nuk kuptojnë akoma mirë njerëzit nga fjala Dj?

- Shumë pyetje e bukur! Atëherë, Dj vjen nga “disc jokey”, që ka filluar në vitet ‘80 në Amerikë, kur një person luante me disqet, por me vitet gjërat ndryshuan me ardhjen në treg të cd- ve. Edhe vetë kompanitë e pajisjeve u detyruan të prodhonin pajisje që t’u përshtateshin cd-ve që prapë kanë arritur të kthehen në venil sepse kjo mënyrë përcakton një Dj. Sot ka dhe diçka që duhet të dinë njerëzit: Një Dj nuk është thjesht një disc jokey (luajtës disqesh), por edhe një producent.

- Dj yt i preferuar në botë?

- Janë shumë, s’mund të dalloj veç një...

- Çfarë do t’i thoje po të kishe përballë Gavid Guettën?

- Shumë gjëra, po shumë ama! Për miksimet e një kënge që bën në studio dhe shumë të tjera sa u përket produksioneve që ai krijon. Me pak fjalë, janë të shumta pyetjet që do t’i bëja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.