Alehandro përzë Monserratin

Intervista - - FAQE 1 -

Kumbara e Anxhelikës e informon Hoze Luisin se në fermë do të shkojë Robledo, kështu që duhet të përfitojë nga kjo. Ai e siguron se do ta pastrojë emrin e tij. Kur Tomasi e shikon Dimitrion në fermë, tendon ta godasë, duke e sharë, ndërsa të tjerët mundohen ta mbajnë. Ezekieli kërkon Alehandron, për t’i dhënë ca informacione mbi Antonio Olivaresin, duke i shpjeguar se ai është një mashtrues dhe Alehandro nis të dyshojë se ky mund të jetë Hoze Luisi…

Pa dhënë shumë detaje, At Anselmo i tregon Monserratit se e di origjinën e Gracielës, se nga vjen dhe cilat janë sekretet e saj. Ajo qan, e zhgënjyer nga gënjeshtrat e së ëmës. Dimitrio kthehet në shtëpi, por Lauro, i zemëruar, mundohet ta përzërë, kështu që Graciela i del sërish në mbrojtje. Atëhere, Lauro i thotë së shoqes se mund t’i mbledhë gjërat e saj dhe të ikë së bashku me të birin. Alehandro përballet me Monserratin, së cilës i thotë se e ka gënjyer dhe e ka marrë Hoze Luisin në fermë. Ai i thotë të shkojë në ferr, bashkë me fëmijën e saj të palindur, që nuk do ta njohë kurrë. Ajo përpiqet t’i shpjegojë se si kanë ndodhur gjërat, por ai nuk e dëgjon...

Kapiteni Robledo merr në pyetje Hoze Luisin për vdekjen e Gamboas. Ai i shpjegon se atë e vrau Dimitrio dhe se, me ndihmën e Gracielës, vunë pistoletën në gjërat e tij, për ta ndarë nga Monserrati. Duke qarë, Monserrati i rrëfen hallës së saj se duke ikur, ka lënë një pjesë të sajën aty. Ajo i thotë se është më mirë të ikë, para se gjërat me Alehandron të përkeqësohen. Monserrati ikën nga ferma duke qarë nga dhimbja dhe i jep lamtumirën Alehandros, i cili nga ana e tij, qan në vetmi për tradhtinë e së shoqes...

Lauro përlotet kur shikon nipin e vogël, në barkun e së bijës. Ndërkohë, Alehandro i kërkon llogari At Anselmos që e dinte identitetin e Hoze Luisit dhe nuk i ka treguar atij. Maria nuk humbet kohë për ta joshur Alehandron, tani që ai është i dëshpëruar dhe ai, u përgjigjet përkëdheljeve të saj... Nga ana tjetër, Hoze Luisi i rrëfen Robledos se e do shumë Anxhelikën dhe i premton se do ta bëjë atë gruan më të lumtur në botë.

Kapiteni Robledo kërkon Lauron për t’i treguar se Dimitrio dyshohet për vdekjen e Gamboas. Graciela qan dhe bëhet shumë nervoze. Maria dhe Monserrati takohen në rrugë. Maria përfiton për t’i thënë se tashmë është ajo gruaja e Alehandros dhe se do t’i japë atij një fëmijë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.