Burri im kriminel, na dënoi me vdekje

Intervista - - FAQE 1 -

I nderuar staf i gazetës “Intervista”! E lexoj vazhdimisht gazetën tuaj në të gjitha rubrikat, sidomos faqen e mjekut, sepse jam shumë e interesuar, ashtu si edhe faqen e rrëfimeve nga jeta.

Para dy javësh, lexova në gazetën tuaj një histori me titull “Pas dy vjetësh dashuri, mësova se ishte me SIDA”. U shokova kur lexova titullin, sepse desha të bëja një paralele me fatkeqësinë time. E kam lexuar me një frymë, mezi prita që të lexoja edhe vijimin dhe do t’i thoja shkrueses së historisë që vërtet paska lindur me këmishë dhe se i ndjeri, i dashuri i saj, paska qenë njeri me zemër të madhe.

Me mua ndodhi tjetër gjë, shumë më e dhimbshme. Jam shumë e re, kam dy fëmijë si drita të dy, por kam fatin e keq të jem e martuar me një përbindësh...

Fillimi i jetës sime si e dashuruar ishte i këndshëm, edhe pse burri im është xheloz. U njoha me të kur kisha mbaruar shkollën e mesme dhe kisha filluar punë. E kisha parë që më ndiqte dhe një ditë edhe më foli, m’u prezantua e më pëlqeu. Kështu nisi dashu- ria jonë, pas 2 vitesh dashuri, ne u fejuam. Ndenjëm të fejuar për një vit e gjysëm dhe u martuam në dimër sepse mbeta shtatzënë pa dashje dhe fatmirësisht, jo vetëm ne të dy, por edhe familjet tona na mbështetën që të mos e abortoja bebin. Dasmën e bëmë shumë shpejt, në punë ishim, shtëpinë e kishim tonën. Si fillim ishim mirë. Edhe shtatzania shkoi mirë dhe linda një djalë jo vetëm të shëndetshëm, por edhe të bukur. Im shoq ishte xheloz, por unë, si natyrë e qetë që jam, e qetësoja. Pastaj fillova të mbyllesha gjithmonë e më shumë vetëm e vetëm që të mos kishim sherre. Pas 3 vitesh martesë dhe një jete relativisht të mirë, ai mbeti pa punë. Ishte vetëm rroga ime dhe sigurisht që djalit donim t’ia plotësonim të gjitha. Edhe pse u përpoqëm e duruam për 9 muaj, ai sërish nuk gjeti punë. Kështu, vendosi të ikte në Itali. Në ato vite, viza kushtonte shumë shtrenjtë dhe meqenëse nuk i kishim aq para, ai iku me skaf. Derisa arriti në Itali dhe më mori në telefon, më dukej se do më dilnin trutë dhe shpirti bashkë, por ja që njeriu i duron të gjitha.

Para se të nisej, sigurisht më dha shumë porosi që të mos dilja, të mos flisja me njeri, të mos shihja... e të tilla porosi prej burri xheloz. Por, unë kisha të sigurtë vetëm veten time në besnikëri e jo atë, që çfarë s’do t’i shihnin sytë në Itali.

Ne mbetëm për tre vjet e gjysëm të ndarë, ai në Itali e unë me djalin në Shqipëri. Më në fund, një nga pronarët ku punonte, i dha garancinë dhe ai u bë me letra. Ardhja e tij në shtëpi ishte balsam për mua. Edhe djali filloi të kujtohej se ishte i vogël kur i ati iku dhe nuk e mbante mend. Kuptohet, u lumturua edhe familja e prindërve të tij dhe të mitë që më në fund do bashkoheshim. Ai filloi të vinte çdo dy apo tre muaj dhe mua sikur m’u ngroh zemra, mendoja që nuk na paskësh harruar.

Filloi tortura e gjatë e dokumenteve, zyrë më zyrë për të bërë bashkimin familjar. Më në fund, pas 5 viteve, edhe unë me djalin do të shkonim në Itali. I kishim rregulluar të gjitha dhe shkuam. Pasi shkova, punova për rreth 3 vjet në 3 shtëpi që i kisha afërr, sepse kisha edhe mundësinë për të marrë djalin.

Njëra familje kishte fëmijët pak më të rritur se djali im dhe më jepnin vazhdimisht rroba jo vetëm për djalin tim, por edhe për vajzat e kunatit, të cilat ishin njëra një vit më e madhe se djali im e tjetra pas djalit.

Sëmundja e xhelozisë e shoqëronte gjithandej si në Shqipëri edhe në Itali tim shoq. Shumë shpesh bënim debate e ziheshim sidomos për të zotët e shtëpisë ku unë punoja. Kur e kujtoj sot, mendoj se ai do të bëhej xheloz edhe për të vëllanë nëse do të jetonim në të njëjtën shtëpi, jo se unë jam ndonjë bukuri e rrallë, por se ai është i sëmurë...

Gjithsesi, unë isha mësuar me këtë dhe fakti që në punë merrja edhe djalin, e shuante sherrin se në fund, i thërriste trurit se nuk kisha si ta tradhtoja duke qenë vazhdimisht me djalin.

Por s’qe e thënë që djalin ta merrja gjithmonë me vete sepse ai u rrit dhe orari në shkollë filloi të zgjatej me kalimin nga klasa e dytë në të tretën.

Atëhere, zgjidhja sipas tij ishte që ne të bënim fëmijën e dytë.

- Mirë, dakord - thashë, - edhe unë e dua një fëmijë tjetër, shpresoj që Zoti të na gëzojë me një vajzë.

Nuk e di si nuk e kishim biseduar kaq seriozisht asnjëherë një fëmijë të dytë ose më saktë ai nuk kishte qenë dakord për këtë. Më në fund, ai vendosi të kishte fëmijë tjetër vetëm që të gjente një mënyrë të re që të më ruante.

Arsyen se përse nuk donte fëmijë të dytë, unë e mora vesh shumë vonë, por nuk e kuptova kurrë se si mund të jetë njeriu kaq i zi për fëmijën e tij.

Edhe shtatzania e dytë shkoi për mrekulli dhe mua m’u plotësua dëshira që të lindja vajzë. Nuk ishte e thënë që të vazhdonte ashtu siç nisi.

Im shoq, edhe pse dukej i shëndetshem ishte i ri në moshë filloi të mos ndihej mirë. Rreth një muaj pati dhimbje të forta koke, lodhje, dhimbje kyçesh dhe një acarim të lëkurës. Por vetëm kaq. U vizitua dhe i thanë të bënte ca analiza, por nuk më tha se për çfarë. Tha se do kalonte dhe nuk e pyeta, meqenëse m’u duk edhe sikur u bë më mirë.

Kaluan ca kohë dhe nuk më dukej më si im shoq, më dukej pak i çuditshëm, nuk grindej vazhdimisht, ose edhe kur kishte inat e nerva nuk zihej, por përpiqej të duronte. Në fillim u lumturova se mendova se tashmë ishte bindur se duhet të kishte besim te dashuria ime, po kishte diçka që nuk më bindte. E pyeta disa herë, por nuk më thoshte asgjë. Më puthte shumë ëmbël si një prind që puth fëmijën dhe kaq. Më thoshte “të dua aq shumë sa s’dua të të humbas as në këtë jetë e as në tjetrën”.

Fëmijët po rriteshin, ishin fëmijë të mbarë dhe neve shyqyr na eci mirë me punën atje. Jo vetëm që krijuam ekonomi të mirë, por kishim mundësi të ndihmonim prindërit e bashkëshortit dhe të mitë, por melankolia e tij sa vinte e shtohej. Ndonjëherë mendoja se mos ishte përzier me ndonjë klan mafiozësh dhe kishte frikë për ne, sepse kjo ishte mënyra se si na ruante e na shikonte. Fillova jo vetëm të dyshoja, por edhe ta pyesja drejtpërdrejt për atë sjellje aq “të butë” nga ana e tij.

- Kemi jetuar 14 vjet bashkë dhe të njoh shumë mirë – i thashë një ditë. – Do më tregosh se çfarë të shqetëson aq shumë, apo jo?

- Po, do të të tregoj! - më tha. - Por ajo që do të të tregoj, ...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.