Juli: Më arrestoni!

Intervista - - FAQE 1 -

Është kjo diçitura që shoqëron foton e bërë në një dasëm ku ka qenë i ftuar Julian Deda, i cili shfaqet duke fshirë lotët e supozuar me një kartmonedhë 500 euroshe. Dhe, pa na thoni pak, çfarë ju kujton e gjithë kjo? Sigurisht që skandalin me emrin “Fullani”. Ironizimi i fotos ku djali i ishguvernatorit fshinte djersët me po të njëjtën prerje kartë- monedhe, ka qenë një ide interesante e djalit të cilit humori i rrjedh në vena.

Nuk është çudi që veprimi që shohim në foton e bërë në një dasëm (më saktë në një goxha dasëm, duke parë se çfarë mbajnë njerëzit nëpër duar) mund të zërë vend fare mirë në ndonjë nga shumë situatat e sajuara në “Apartamentin” që pritet të fillojë së shpejti. Sidoqoftë, Juli mesazhin e tij e dha; edhe nëse e arrestoni, me ato që mban në dorë, e ka të sigurtë që shumë shpejt do të dalë sepse për fatin e tij të mirë, nuk punon në Bankën e Shqipërisë dhe nuk është… guvernator i saj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.