Gjyste Vulaj rreh grekun!

Intervista - - JAVA VIP -

Po, po, e lexuat mirë. Këngëtarja Gjyste Vulaj tregon se kur dikush e cënon, ajo di të reagojë ashpër, mjaft ashpër… Kështu, ndërsa ishte me pushime në Santorini, një natë teksa po shëtiste nëpër Ia, një grek me qese plastike të zezë të cilën e kishte afruar afër çantës së Gjystes, ka dashur ta vjedhë duke ia hapur çantën. Ajo instiktivisht e ka parë me bisht të syrit dhe, pasi është kthyer, ka kuptuar se personi në fjalë ka tentuar t’i vidhte asaj kuletën, e cila për fatin e saj të mirë, ka rënë në tokë dhe jo në qesen e tij. E irrituar, këngëtarja është kthyer menjëherë drejt tij duke e qëlluar me shuplaka në kokë dhe fytyrë, edhe pse ka patur në krahë djalin, Besartin. Sigurisht që greku në fjalë duhet ta ketë kuptuar se ka të bëjë me një shqiptare… Besoj se të gjithë ju që po e lexoni këtë, e morët mësimin: Larg duart nga Gjystja!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.