Fjolla Morina apo Kim Kardashian?

Intervista - - JAVA VIP -

Teksa fotografi Endrit Mertiri ka publikuar një nga fotot e shumta të seteve që realizon dhe mbi foto ka shkruar Kim Kardashian, të gjithë menduan se ishte ajo e vërteta. Kjo u besua edhe për faktin se Endriti së fundi ka filluar të ketë bashkëpunim ndërkombëtar me modele dhe stilistë italianë. Por, në fakt, në foto ishte as më pak dhe as më shumë se këngëtarja Fjolla Morina! Fjolla “i mashtroi” lehtë të gjithë, pasi deri para pak ditësh ishte bionde, ndërsa tani u shfaq me ngjyrë tjetër flokësh. Edhe në poza, ajo duket aq seksi sa Kim Kardashian, ndaj duke parë disa pamje nga prapaskena, e marrim me mend se edhe pasi t’i shihni këto foto, do ta keni të lehtë ta ngatërroni Fjollën me Kim Kardashianin…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.