AMINA SHENA: Më ngacmojnë të dy...

Intervista - - TELEVIZION -

Amina nuk është një emër krejt i panjohur për publikun sepse me siguri, fytyrën e saj e keni parë nëpër sete fotosh, kalen-

M.B.: - Amina, zgjedhja si velinë, ishte rastësore apo diçka që po e kërkoje?

Amina Shena: - Rastësore! (Buzëqesh)

- Ishte moda ajo që “përdore”, për t’u futur në televizion?

- Po, sepse si moda, ashtu dhe televizioni, janë të lidhura me njëra-tjetrën.

- Çfarë të dha Agoni?

- Mundësinë për të qenë pjesë e tij dhe për të hedhur hapat e parë në një televizion.

- Çfarë pret të të sjellë kjo përvojë?

- Një eksperiencë të bukur dhe të pahar-

nga Tirana!

- Këngën “1 në 1 milion” në klipin e së cilës je ti vetë pjesëmarrëse, thuhet se ta kanë kushtuar ty. Po ti, kërcimin me koreografinë e cilës këngë do t’i kushtoje Lazyt?

- Të gjitha kërcimet do t’ia kushtoja. (Buzëqesh)

- Imazhi i cilës prej kopertinave do të doje të ishe?

- Sfilatën e parë, atë e kujtoj gjithmonë si të veçantë.

- Jo, këtu te ne, nuk funksionon.

- I kopertinës “Vogue”. darë apo sfilata mode. Por, me pamjen e saj engjëllore, Amina nuk mund t’i shpëtonte syrit përzgjedhës të Agon Channel, që e ka bërë pjesë të tij, si njërën nga velinat e emisionit “Ça thu”...

- Nëse thuhen barcaleta për biondet, i kundërshton apo bën indiferenten?

- Në të vërtetë, unë jam brune, kështu që nuk më bëjnë përsh

typje.

- Me

një shkop çudibërës në duar, çfarë do të doje të ndryshoje rreth teje?

- Asgjë, jam e lumtur me çka më rethon.

- Cila është dhurata më e veçantë që ke marrë?

- Dhurata më e veçantë që kam, është familja ime.

- Sfilata në të cilën e ke ndjerë veten një modele të mirëfilltë?

- Është moda një biznes këtu te ne?

- Je më shumë engjëll apo djall?

- Engjëll.

- “Djalli vishet me Prada”... Po Amina?

- Amina, me çdo gjë që është e bukur dhe që e tërheq; nuk është e thënë të jetë firmato.

- Çfarë shkakton te ti vëmendja e të tjerëve?

- Kur është e tepruar, normal që bezdi, ndërsa kur është e patepruar, ndihem mirë. Fundja, ku ka më mirë sesa të jesh në qendër të vëmendjes?

- Kur je në një bar apo klab, ulesh në qoshe apo pranë banakut?

- Aty ku do të ndihesha rehat.

- Çfarë natyre është Amina në dashuri?

- E qetë, e përkushtuar dhe besnike.

- Cili është komplimenti më i bukur që ke marrë pas skenës?

- E ndriçove skenën e “Ça thu”...

- Je nga ato vajzat që i marrin gjërat lehtë në jetë?

- Jo. Jam e vendosur kur marr përsipër diçka.

- Kur ishe e vogël, çfarë mendoje për televizionin dhe çfarë shihje në të?

- Më ka pëlqyer të jem pjesë e tij.

- Festa që të pëlqen më shumë?

- Të gjitha festat më pëlqejnë shumë.

- Je dehur ndonjëherë aq sa të mos kesh mbajtur mend shtëpinë?

- Jooo, deri tani, jo! Shpresoj të mos më ndodhë, madje. (Qesh)

- Cila stinë i përshtatet natyrës tënde?

- Stina e pranverës.

- Çfarë do të ishe nëse do të ishe një kafshë, një lule, një ushqim?

- Nëse do të isha kafshë, mace. Nëse do isha një lule: orkide, ndërsa nëse do isha ushqim, me siguri, picë pikante! (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.