JAM NË QENDËR TË VËMENDJES

Intervista - - TELEVIZION -

Ajo është brune, kërcen bukur, studion për Mjekësi dhe, pas eksperiencës në Miss Shqipëria, tashmë do ta shihni në rolin e velinës. Të tjerat, jua thotë vetë ajo…

M.B: - Kush është velina brune e “Ça thu?”

Vilma Mjekra: - Një vajzë 19 vjeçare nga Tirana që për momentin, kryen studimet për Mjekësi dhe ka një ide për të ardhmen e saj. (Buzëqesh)

- Çfarë të emocionoi më shumë kur mësove se ishe përzgjedhur si velinë?

- …që ia arrita qëllimit dhe mora atë që doja, edhe pse në njëfarë mënyre e prisja.

- Aktualisht, cilat janë interesat e tua?

- Vazhdimi i studimeve dhe suksesi në punën që kam fituar.

- Çfarë rendit në listën e gjërave që të bëjnë të ndihesh mirë?

- Muzika është muza ime shpirtërore. Koha që kaloj me familjen dhe miqtë e mi më të mirë. Mjafton të mos kufizohem në gjërat që dua të bëj dhe normalisht, kjo do kishte efekte pozitive në gjendjen time emocionale.

- Tani që je velinë, për çfarë i kryqëzon gishtat?

- Arrita deri këtu falë aftësive të mia dhe, pse të mos vazhdoj më tutje në botën e televizionit?!

- I shikon simotrat e tua në emisionin paralel?

- I kam parë vetëm njëherë dhe mendoj që janë shumë okej, por për mendimin tim, “Ça Thu” i ka më të mira në çdo aspekt. (Buzëqesh)

- Nëse produksioni vendos t’ju zëvendësojë me dy velina të shëndosha, do të reagoje?

- Do reagoja deri në momentin e pushimit nga puna ndoshta në mënyrë të padrejtë, por për punën e zëvendësimit nuk është puna ime të ndërhyj në këtë çështje sepse ky ndoshta është kriteri i ri velinave të emisionit “Ça Thu”. (Qesh)

- Mendimet që të kalojnë në kokë, ndërsa je duke kërcyer...

- Shpresoj të kem një pamje të mirë dhe... po argëtohem shumë duke kërcyer. (Buzëqesh)

- Çfarë konsideron respekt ndaj spektatorit?

- Një qëndrim të denjë televiziv.

- Kur je pranë Gentit dhe Saimirit, rrezikon të vdesësh nga të qeshurat?

- (Qesh) Unë në fakt kam qeshur pa frikë dhe pa fund, kështu që nuk e quaj rrezik, por u jam mirënjohëse që ma bëjnë ditën më të bukur me batutat dhe thjeshtësinë e tyre. (Buzëqesh)

- Këshilla që ke marrë prej tyre kur u bëre pjesë e programit...

- “Vajza, shikoni vetëm anën pozitive nga kjo punë, bëjeni me qejf dhe mundohuni të kënaqeni sa më shumë!”.

- Çfarë është e domosdoshme për paqen në botë?

- Lumturia, mirëkuptimi, bashkëpunimi, respekti, etj.

- Thuhet se luftërat më të ashpra janë bërë për

- Jo.

- Të shihesh shumë në pasqyrë?

- Jo.

- Të të shohin me admirim?

- Është diçka që do ta donin të gjithë njerëzit e televizionit, por s’mund të jap një përgjigje specifike.

- Të jesh qendra e vëmendjes në klab për pamjen dhe aftësinë për të kërcyer?

- Në fakt, kërcimi është pika ime më e fortë dhe kam qenë shumë herë qendra e vëmendjes nëpër klabe për këtë gjë. (Buzëqesh)

femrat e bukura… Ti ke qenë arsyeja e ndonjë “sherri” mes djemsh?

- Do isha shumë herë, por nuk kam dhënë shkas që të ndodhë sepse nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes së diçkaje pa vlerë dhe jo dobiprurëse. Mendoj që femra e ka në dorë vetë të arrijë të krijojë të tilla situate, sherre.

- Cilësitë e të metat që i njeh vetes...

- Mendoj se cilësitë do ishte diçka e mirë t’i bëja publike, por të metat jo, sepse merren për dobësi. (Qesh) Gjithsesi, disa nga cilësitë e mia janë: Shkathtësia, sinqeriteti, përshtatja e shpejtë me një mjedis të caktuar dhe një e metë e imja tepër e papëlqyeshme është se jam shumë nevrike.

- Vitrinat, të rrëmbejnë më shumë për çfarë reklamojnë apo për reflektimin tënd?

- Në fakt, i përdor për të dyja (qesh), por normalisht, më tërheq reklamimi që bëjnë ato.

- Çfarë kujdesesh të futësh në çantë para se të dalësh?

- Kuletën.

- Këshilla që të përsërit mamaja..

- Zakonisht, fillon me fjalën: “Kujdes…” dhe vazhdon me një përmbajtje të caktuar, të ndryshme.

- Cila është fraza që ruan në kujtesë nga abetarja?

- “Miri dhe Liria luajnë me top”. (Qesh) .-

- Ç’më thua për gjinkallën, e cila në përrallën me milingonën, nuk këndon më tani, por bën shkuma party dhe check-in-e në Dhërmi?

- Mendoj se në kuadrin e shakasë nëpër rrjetet sociale është një histori tepër e arrirë, por për mesazhin e rëndësishëm që mbart për fëmijët e vegjël që presin të edukohen në mënyrën e duhur, është tmerrësisht shokuese.

- Ti, ku bëre shkuma party këtë verë?

- S’kam bërë fare këtë verë.

- Nëse do të bëje një kalendar për një publik të gjerë, si do të doje të ishte ai?

- Me përcjelljen e një mesazhi sensibilizues të fëmijëve të pastrehë nëpërmjet fotove të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme.

- Me çfarë do t’i habisje të tjerët?

- Ndoshta me praninë shumë të afërt të një jete mizore të këtyre fëmijëve që ne s’i kemi njohur më parë.

- Nga 1-10, sa e tërheq vëmendjen e gjinisë tjetër?

- Këtë nuk e them dot unë, por gjinia e kundert. (Qesh) Megjithëse, mund të them mjaftueshëm.

- Si e kupton që një mashkull po përpiqet të të joshë?

- Ka ndodhur në mënyra të ndryshme dhe besoj, vetëm nga shikimi e mimika e fytyrës. Gjestet e bëjnë të dukshme këtë gjë.

- Ku e ndalon shikimin me një mashkull përballë?

- Në qoftë se është i pashëm, normalisht, më tërheq vëmendje dhe e shikoj në mënyrën më normale të mundshme. Më pas, vazhdoj rrugën time e qetë, duke dëgjuar muzikë me kufje. (Buzëqesh)

- Nëse kalon në rrugë dhe sheh një çift që po diskuton me tone të ngritura, si reagon?

- Është një gjë e pakëndshme nga ana e tyre dhe e sikletshme për ne që u gjendemi pranë, por nuk do reagoja, sepse janë gjëra që ndodhin shpesh në jetën e përditshme.

- Për çfarë të veçojnë në shoqëri?

- Si vajza e televizionit. (Buzëqesh)

- Sa i pranishëm është celulari, viber, vvhats ap-i në bisedat që bën zakonisht?

- 100%.

- Nga e ke bërë selfien e fundit?

- Në Agon Channel. (Qesh)

- Çfarë do të doje të mbahej mend nga ti apo të thuhej për ty, kur kjo eksperiencë të ketë mbaruar?

- Ishte personi i duhur për punën e saj. (Buzëqesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.