Si të jesh në formë bashkë me fëmijët?

Intervista - - SHENDET -

Si ta bësh fizkulturën një zakon të shëndetshëm për gjithë familjen, por edhe një aventurë.

Fëmijët tuaj do ta kalonin shumicën e kohës së tyre të lirë me sytë e mbërthyer pas ndonjë ekrani, nëse do t’i linit, por aktiviteti fizik duhet të jetë në krye të listës suaj dhe listës së tyre të prioriteteve. Obeziteti i fëmijëve po përhapet me hapa galopantë. Afro 1 në 3 fëmijë është mbipeshë ose obez, por edhe fëmijët që nuk kanë probleme me peshën, duhet të bëjnë fizkulturë rregullisht. Të qenit aktiv përmirëson humorin e fëmijës, i shton besimin në vetvete, e ndihmon të luftojë stresin dhe vendos disa zakone që ai/ajo do t’i ruajë gjithë jetën. Mënyra më e mirë për t’i ngritur fëmijët nga karrigia është të bëheni ju shembull për ta. Ju, mund të mendoni se adoleshentët kundërshtojnë gjithçka që thoni apo bëni, por prapë ata ju shohin juve si model. “Ata ju vështrojnë”, thotë Stefeni Uallas, drejtoreshë e Qendrës për Fëmijë për Menaxhimin e Peshës, në Spitalin e Fëmijëve të Alabamës, SHBA. Ashtu si fëmijët e duhanpirësve kanë më shumë prirje të pinë duhan, edhe të tjerët mund të zgjedhin ushqimet e gabuara dhe të mos bëjnë ushtrime, nëse i shohin prindërit e tyre të bëjnë të njëjtën gjë. Hapi juaj i ardhshëm? Futeni fizkulturën në programin tuaj të përditshëm. Nëse e keni zakon të shkoni me makinë për të luajtur futboll, ikni pak më herët dhe bëjeni rrugën me biçikletë. “Fëmijët tuaj do të lëvizin, pa e kuptuar se po bëjnë fizkulturë. Ata do të ndjehen mirë, gjë që do t’i mbajë të motivuar”. Provoni këto ide për të ndihmuar familjen tuaj të jetë në formë:

Kthejeni kohën e qëndrimit ulur, në kohë aktive

Në vend që të rrijë në shtëpi, inkurajojeni fëmijën tuaj të bëjë një shëtitje me shokun apo shoqen e ngushtë. Kthejeni drekën e së dielës në një piknik në park dhe merrni me vete topa dhe frisbie. Pakësojeni me gjysëm ore kohën që shihni televizor dhe luani bouling ose VVii fencing. Jo të gjitha gjërat që bëhen ulur mund të bëhen edhe në këmbë (si për shembull, të hash), por mund t’u shtoni elementë fizkulture shumë aktiviteteve sedentare që bëni në shtëpi.

Zhvilloni aktivitete të larmishme

Nëse fëmija juaj adoleshent do më shumë veprim, çojeni në një palestër ku të ketë ngjitje muri, ose ngjitje me litar, ose bëni mësime për zhytje apo snorkeling, ose merrni me qira një biçikletë mali dhe ngjituni në mal. Gjithashtu, mund të bëni ngjitje në mal edhe në këmbë.

Bëjini thirrje dëshirës së tyre për konkurrencë

Nuk ka dyshim se fëmijëve tuaj u pëlqen të luftojnë me njëri-tjetrin sapo u jepet mundësia. Mundohuni ta kanalizoni këtë, në një sfidë të organizuar. Blini pedometra dhe masni kush bën më shumë hapa në një javë, ose kush arrin i pari objektivin e 10 mijë hapave në ditë. Bëni një tabelë dhe shihni sa minuta në javë ka bërë fizkulturë gjithsecili. Fituesi të zgjedhë aktivitetin e ardhshëm, por sigurohuni që të jetë aktiv, si bouling, ngjitje në mal, shëtitje me varkë, ose thjesht të luani në park.

Bëjeni fizkulturën një traditë familjare

Nëse e fusni aktivitetin fizik rregullisht në jetën e përditshme, fëmijët tuaj do të duan të ushtrohen. Bëni një shëtitje familjare nëpër lagje pas darke nja dy darka në javë, programoni një aktivitet fizik çdo dy të diela, ose përfundojini darkat dhe drekat e pushimeve me një ndeshje. Bëni një dhuratë në vit, të orientuar drejt fizkulturës: Atlete të reja, lojëra jashtë shtëpisë ose pajisje sportive. Kjo do të bëhet pjesë e rutinës suaj, të cilën fëmijët do të duan ta vazhdojnë edhe

me familjet e tyre, më vonë.

Mësoni diçka të re së bashku

Zgjidhni një sport, apo pasion, të cilin asnjë nga familja juaj nuk e ka provuar me parë dhe merrni mësime. Ai mund të jetë tenis, tango, apo tae kvvon do. Të gjithë do të filloni në të njëjtin nivel, kështu që do të përparoni në të njëjtën kohë ( pak a shumë). Fëmijët tuaj do ta vlerësojnë faktin se po luajnë me mamin dhe babin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.