U martova, edhe pse isha impotent...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Por sa më shumë nuk flisnim, aq më shumë më dukej se Arsenit i rritej respekti për mua. Dhe ja, ku po ma tregonte. E shihja teksa përpëlitej me mish e me shpirt, për të na treguar mua dhe kushërirës së tij se sa shkonim me njëritjetrin. Djali që i kishte hedhur krahun, nuk po pëlqente aspak situatën, por nuk kishte ç’të bënte, përveçse të dëgjonte.

U prezantova me Anilën. Ajo më pa dhe u skuq. Kur i dhashë dorën, ndjeva lëkurën e saj të butë dhe të djersitur nga sikleti. Në atë moment, i thashë vetes se unë do të martohesha me të, me çfarëdolloj mënyre të mundshme. Dhe nuk rreshta së menduari për të, së thurruri plane për ne të dy. Ëndërroja martesën, familjen, fëmijët. Ashtu edhe ajo. Pasi dolëm disa herë, u nda nga ai djali xheloz që i kishte hedhur krahun. U lidhëm së bashku. Ajo ishte rritur me ëndrrën e një familjeje të qetë dhe të lumtur. Donte sa më shumë fëmijë. Edhe unë, mezi po prisja sa të fejoheshim dhe të kishim një jetë tonën.

Por gjatë asaj kohe, unë pata disa shqetësime. U vizitova dhe mjekët më thanë se kisha probleme në organet gjenitale. Duheshin kryer disa kura, që mund të më sillnin edhe efekte anësore. Por nëse nuk i bëja, atëherë shumë gjëra të tjera do të viheshin në rrezik. Pranova, por Anilës nuk i thashë gjë. Në atë kohë, mendoja se nuk ishte ndonjë gjë e madhe, dhe nuk doja ta shqetësoja. Në fund të kurës, unë isha shëruar, por kisha mbetur me një fatkeqësi: nuk lindja më dot fëmijë. Më ra si një bombë ky lajm. Për muaj të tërë, jam përpjekur që t’ia them Anilës. Por ajo fliste me aq entusiazëm për jetën tonë së bashku dhe unë e doja aq shumë, sa asnjëherë nuk pata kurajon që t’ia thoja. U martuam dhe nisëm që të provonim për të pasur fëm- ijë. Kemi tre vjet të martuar, por Anila ende nuk ka mbetur shtatëzënë. Ajo vazhdon të thotë se duhet të provojmë vazhdimisht. Kur e shoh të torturohet ashtu për ëndrrën e saj, më vjen të vras veten, që nuk ia realizoj dot. Por nga ana tjetër, ajo ishte edhe ëndrra ime. Edhe unë doja të kisha një familje me njeriun që dua. Por si mund t’ia thuash këtë gruas tënde? Si mund t’ia thuash pa pasur frikë se mos ajo të braktis, sepse ti nuk krahasohesh dot me ëndrrën e saj për të pasur fëmijë? Unë kam shumë frikë prej kësaj dhe mendoj se çdokush do ta kishte. Është e rëndë ta dish që nuk ke të ardhme dhe që njeriu yt i zemrës mund të të braktisë për këtë gjë. Shpresoj që Zoti të më ndihmojë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.