Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Sonte

Sonte Ti je larg në Tiranë Unë rri i dëshpëruar në vetmi Telefoni hesht, si kufomë Në mendjen time Si nëpër ca qafa strucësh Rrjedh disi e mjegullt Por e fortë, e madhe Dashuria ime për ty Sonte e urreva Korçën!

Seç ndjeva mall

Alban Arapi Në mes të rruges si e mjerë, Në mes të Amerikës si e pa vlerë, Në mes të detit si e pa lagur, Në mes të verës jam si akull, Ashtu më duket çdo ditë e me shumë, Se këtu në dhé të huaj jam unë. Ku shkoi rinia, buzëqeshja, kënaqësia, Atje ku thoja “si u gdhive” e kendoja këngët e mia, Atje ku çohesha herët e punët të mbaroja, Se me komshijet do pija kafe e shaka do bëja. Ku shkoi ajo kohë kur rrugës kaloja, Në trotuar shumë njerëz takoja, Ah, sa m’ka marrë malli për takat me baltë, Që edhe kur më vrisnin, veshur i mbaja prap. Ah, ajo shtëpi e vogël me sa shumë dashuri, Ah, ajo bukë e thekur e të gjithë në një tavolinë, Ah, ajo derë që trokiste e shihje xhaxhin, tezen, kushërinjtë, Dhe pse babi ishte me shërbim e mami turni i dytë, Për atë kohë me lot më mbushen sytë. E do të thoni ju “hajde, pse lavdërohesh mbasi hipe në avion?!”, Shumë mirë e keni po ta dini, zemra më vajton, Ju dua me gjithë shpirt e s’tallem kur shkruaj, Shpirti më digjet nga malli si qiriri në të shuar...

Tefta Rrakulli Përballë të dy qëndruam vetëm për pak çaste, E me çfarë unë ndjeja, shkruhet një roman. Ndodh kështu me ndjenjat në të tilla raste, Fjalë të dy kërkuam edhe një fjalë s’e tham’! Zgjodhe që të heshtësh dhe ti me heshtjen time, Duke më vështruar, zhytur në kureshtje. Të thashë dy fjalë në ikje me zemrën bërë thërrime: ‘’Më vrave edhe sonte, heshtja vret në heshtje” ! I ndezi dritat qyteti sonte. Dhe unë, si era në rrugica, me veten time shfryja. Derën ti ma hape! Kishe qenë në gjumë. Prapë e hape derën e nuk më le të hyja!

Fjalë zemre

Bledi Ylli Me horizontin digjej shpirti, Aq sa dielli perëndonte në xhelozi. Kur ndjeja aromën e frymëmarrjes tënde, Në rërën trazuar dashuri. **** Dhe qeshja me shpirt kur më ndiqje, Një puthje të rrëmbeje nga unë. Zëri dilte si zjarr prej shpirtit, Kur ndjeja të më doje aq shumë! E mora fotografinë tënde, e vendosa në shpirt, që kur të kem mbyllur sytë përgjithmonë të t’mos harroj

Ankthi i babës

- Baba gjithë jetën punoi E kurrë një herë s’pushoi Mik e shok respektonte E eufori kurrë s’tregonte Besën askujt s’ia jep Mbledh para e i mban sekret Dy qypa mbushi në rini E i treti gjysëm në pleqëri Mosha sa vinte e i shkonte E desh akoma të gërmonte Rininë shpesh e kujtonte Pleqërinë e mallkonte E baba vdiq e s’la amanet Vetëm ah o i tret Vjen e kthehet miqësia Tra më tra ish’ shtëpia Fukara djalin e la E gruas një fjalë s’i tha Me maraz iku i shkreti Që në besë e preu i treti Një mik i vjetër në derë trokiti E ngushëllon e i jep gajret Shif se baba të ka lënë para Kur të vijë mos të të gjejë fukara Kureshtjen djali e shtoi Nënë ç’tha babai kur jetë ndërroi Asgjë djalë s’më tha S’pata fat i treti gjysem ka E dritares sytë s’ia ndante Atje pinte, atje hante E kur jetë ndërroi Me zor sytë ia largoi Nënë më thuaj një fjalë Miku vjetër diçka di I treti gjysëm ka Mos bëhet fjalë për para E ç’të të thotë nëna e gjorë Para kur s’pata në dorë

Fleta Satka Ai gjithë jetën ka punuar Ndoshta për to ka belbëzuar Fukarai gjë nuk humbet Që me vuajtje e ngrys këtë jetë E asgjë nuk shijon Edhe vdekjen e pranon Merr kazmën e te dritarja shkon Pa vonuar qymat zbulon. Merr paratë shkon në kafene E qeras kë gjen atje E dikush me ironi Të la baba ndonjë flori, Merr qerasjen e mos u ndje. Po do punë Në shtëpi më ke.

Kali, Pela me Gomarin (fabula)

Pela flirtonte me një kalë U doli veshua përballë Dhe shikonte gojëshkumë... - Zhduku, - tha kali, - jam unë! - Pela në çast u hodh hopa: - Lëre se s’e ka bërë lopa!

Dashuri në heshtje!

Bexhet Durmishi Ec, në heshtje hapat hedh, heshturazi të mendoj, e po ashtu të dashuroj! E heshtja ngrihet hijësisht ngadalë në hapësirë, lehtazi me erën, drejte teje niset pa fjalë të vijë te ti, ka aq dëshirë! Dëshira e heshtjes, thjesht e patreguar bëhet një me erën, në hapësirë, dashuruar! Valëzisht në ndjenja fluturon si rrënja e një gjetheje nga pema ah, sa ëmbëlsisht më torturon më bëhet e dashurueshme dhe pritja. Dëshira e heshtjes, dashuri pa fjalë, pa lot, në udhëtim me erën, veç ndjenja dashuron!

Kushtuar shpirtit tim

Ylli Jahaj Përshëndeta yllin e parë që lindi, Adhurova qiellin kur zbukurohej. Lajkatosa hënën lozonjare, u kërkova puthjen tënde, por s’ma dhanë. Ia kërkova puthjen tënde mëngjesit, por dielli u nxeh nga xhelozia. më buzëqeshi më ledhatoi. Por unë nuk doja puthjet e tij! Ia kërkova puthjen tënde qiellit e kërkova në mëngjes deri natën vonë. Po kërkoj puthjen tënde si e çmendur pa ditur nëse ti do t’ma dhurosh.

Leonard K. Thanasi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.