Jam mes dy zjarreve, nuk di si të veproj...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

shumë, por pas një farë kohe kuptova se ai ishte i martuar. Kjo që mësova, më bëri të vuaj shumë, qaja ditë e natë, isha shumë e dëshpëruar dhe e zhgënjyer sepse nuk e prisja nga ai. Nuk dija më ç’të bëja, më dukej sikur jeta ime iku; ishte e tmerrshme. Mblodha forcat dhe i telefonova, i thashë se duhej të takoheshim dhe erdhi. Sapo e pashë, m’u mbushën sytë me lot dhe i bërtisja se “çfarë të keqeje të kam bërë që ma ktheve kështu, pse më mashtrove?”. Më shtrëngoi fort dhe thoshte se kishte dashur të më tregonte, por nuk kishte mundur sepse edhe ai ishte i dashuruar marrëzisht me mua dhe kështu, unë vetëm lëndohesha më shumë. Vendosëm të ndaheshim, edhe pse duhemi shumë. Tani ka 2 vjet që jemi ndarë dhe ai prapë më telefonon dhe më fton për kafe, por unë i them “jo, nuk mundem”. Tani kam një lidhje me një kushëri të atij që e dua shumë, por ai më thotë që “nuk mund të të marr për grua sepse ke qenë femra e kushëririt tim”, edhe pse e di shumë mirë që s’kam pasur mar- rëdhënie intime me të. Më thotë “nuk mund të të marr për nuse, se nuk do mund të duroja që të vinte ai te ti, do ta vrisja kushëririn tim”. Unë nuk di se çfarë të bëj, jam mes dy zjarreve, më ndihmoni me këshillën tuaj...

- Anglezët kanë një shprehje “qesh dhe vetëm qesh, kënaqu dhe vetëm kënaqu”, sepse nuk të vjen më ajo që të ikën. Ti pse duhet të mendosh për martesën, kur je duke shijuar ditët me kushëririn e tij? Pra, martesën mos e kërko, lëre të vijë vetë. Nga eksperienca është si ta kërkosh me këmbëngulje dhe mos të të vijë fare, është e njëjta gjë. Lulëzim Gjoni.

- Më dhimbsesh shumë. Në ditët e sotme çdo gjë mund të presësh nga meshkujt. Arta Tafilaj.

- Shih mos ka ndonjë kushëri tjetër, merri me radhë. Erion Gremi

- Ik nga të dy, po dhe ti veç kushëririn e tij gjete moj vajzë, apo ia ke bërë për kunj?! Gzim Angela Bardhoku.

- Shumë gabim që je lidhur me kushëririn e tij, largohu nga të dy. Elona Islami.

- Nuk kish mashkull tjetër?! Bani Alta.

- Më mirë një fund me dhimbje, sesa një dhimbje të pafundme. Manjola Ola.

- Duhet t’i japësh fund gjithçkaje. Në këtë mes je ti zjarri, bën mirë të largohesh dhe të kërkosh një të ardhme tjetër. Nuk është fundi i botës, në jetë ndodh që mund të zhgënjehesh, por duhet të veprosh në mënyrën më të mirë të mundshme që ta përballosh. Taulant Merkaj.

- Zjarri në këtë mes je ti, kështu largohu, mos i hidh benzinë. Kelmend Firaku.

- Largohu sa nuk është vonë se do biesh në fund të greminës e nuk do dish si të dalësh. Të uroj fat. Evita Daku.

- Largohu moj vajzë, jeta jote nuk do jetë kurrë e qetë me asnjërin nga të dy. Suzana Menaj.

- Çka ki me bo?! Filloje një jetë të re, nuk je as e para, as e fundit. Jeta vazhdon, e kaluara mbetet me të kaluarën. Mos u lidh me dikë që ai e ka të afërm. Një herë ke gabuar,

po herën e dytë, e pabesueshme më duket. Uroj që t’i harrosh ato gjëra dhe të mos kesh më kësi dashurish. Gjimi K. Otr.

- Djem ka plot, ti kushëririn e atij gjete për t’u dashuruar sërish o vajzë? Largohu sa më shpejt, po pate mundësi. Ergest Çela.

- Sa të vërteta janë gocat e sotme, bien në dashuri dhe duan njerëz të gabuar dhe i duan shumë, pra, arsyeja zero, pasioni nuk di ku i çon, mjerë këto për veten e tyre. Ervina Pallo.

- Hajde të marr unë. Artur Dali-

pi.

- Përparësi ka ana e djathtë në udhëkryq, ndoshta s’e di. haha. Burhan Morina.

- Qenke komplet idiote me plot gojën e them, largohu nga të dy. Toni Serioz.

- Qenke mushkë lope ti moj çupë. Stefan Uani.

- Largohu sa më shpejt nga të dy, moj vajzë, se do ta shkatërrosh veten më shumë. Danjel Luli.

- Duhet t’i japësh fund, në qoftë se nuk do të vuash gjithë jetën. Liljana Koçiu.

Sepse ka qenë kokë e zgjuar dhe normal që shkrimeve të tij nuk do t’u humbasë kurrë vlera, por gjejnë vend në çdo kohë dhe sistem.

-

Liza.

Absolutisht jo, sepse çdo vend ka ato të metat e veta, ka historinë e vet, karakterin që e karakterizon. Ne e shajmë shumë veten tonë, kur ndërkohë, dëgjoj akoma më keq për vendet jashtë. E keqja jonë është se nuk duam veten tonë, ndaj dhe na gjykon bota shumë lehtë.

-

Timi.

- Ajo lloj gruaje që e bën këtë gjë është e sëmurë, por femra shqiptare në thelb është grua dhe nënë e devotshme. Jo më kot bota e lakmojnë femrën shqiptare dhe kanë dëshirë ta kenë në familje meshkujt e huaj.

Lori.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.