Faqja e Facebookut nuk më del normale...

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një problem me Facebookun, shpeshherë nuk më hapet siç duhet, më dalin shkronjat e mëdha, pa fotografi, pa statuse. Futet shpesh edhe vëllai im i vogël dhe se çfarë i bën, nuk e di. Pra, më hapet si adresë, por më del e transformuar me shkronja super të mëdha. Ku qëndron gabimi, a mund të ma thoni?

- U ndodh shumë personave që kur hapin faqen e Facebookut, ajo del e transformuar ashtu siç e përshkruani ju. Në shumicën e rasteve, kur kompjuteri juaj nuk ka marrë virus, gabimi qëndron te data dhe ora e kompjuterit tuaj të cilat ka shumë mundësi të mos jenë në rregull. Duke qenë se futeni dy persona në të njëjtin kompjuter, mbase padashje keni ndryshuar datën e orën dhe nuk është ajo aktualja. Atëhere, aktualizojeni datën e orën e saktë dhe menjëherë do të rregullohet hapja e Facebookut, si herët e tjera. Provojeni këtë dhe do ta shikoni. Ndërkohë, po jua ilustrojmë këtë edhe me një foto të vogël. Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.